Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

653 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

The Guardian – Komplikohet kalimi i Alexis Sanchez nga United tek Interi? Me sa duket eshte faji i Martial!

The Guardian – Komplikohet kalimi i Alexis Sanchez nga United tek Interi? Me sa duket eshte faji i Martial!
Inter Club Staff

Me sa duket nje ngjarje e oreve te fundit mund te komplikoje perfundimisht transferimin e Alexis Sanchez ne Milano tek Interi.

Kjo sepse klubi anglez eshte ne pritje te vizitave mjekesore qe i eshte nenshktruar Anthony Martial dhe pergjigjes se tyre.

Lojtari ka pesuar nje demtim ne kofshe ne ndeshjen ndaj Crystal Palace dhe gjendja e tij po shqeteson jo pak United.

Nese demtimi i francezit duhet te jete me i rende nga sa eshte parashikuar, sipas The Guardian mund te influencoje menjehere tek transferimi i Alexis Sanchez tek Interi.

Ole Gunnar Solskjaer do te kishte nevoje per lojtarin kilian duke pare se ka nje sulm te reduktuar ne maksimum.

“Duhet te presim dhe te shikojme. Shpresojme te mos jete nje demtim shume i rende dhe ta shohim shpejt ne fushe ne stervitje”, ka deklaruar tranjeri ne fund te ndeshjes ndaj Crystal Palace. Po ne te ndeshje eshte demtuar edhe Luke Shaw.

United nga ana e tyre duhet te pergjigjeshin sot per oferten e Interit per sa i perket huazimit te Alexis Sanchez por tashme ky operacion mbase nuk do te varet me as nga United por as nga Interi, por nga demtimi i Martial.

Nese Martial ka nje demtim te rende dhe Alexis Sanchez shkon tek Interi, atehere Manchester United do te gjendej ne emergjence te plote per shkak se merkato ne Angli eshte mbyllur tashme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.