Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 20, 2021

Scroll to top

Top

97 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

THE POLEMIC ONE – Dedikuar tifozeve te vegjel; Icardi, Ricky, Mazzarri: zbrisni me kembe ne toke.

THE POLEMIC ONE – Dedikuar tifozeve te vegjel; Icardi, Ricky, Mazzarri: zbrisni me kembe ne toke.
Ardis
  • On 18/09/2013, 19:00

Fillon sot rubrika THE POLEMIC ONE, nje rubrike e re e FcInterNews.it qe nuk do te kurseje asnje. Pa filtra dhe lojra fjalesh.

Po sa ju pelqente te flisnit ne fillim? Ofendoni, fishkelleni, gjykoni. Eshte e vertete futbolli eshte sporti me popullor ne bote, por nuk mjafton vetem ta shikosh qe ta kuptosh. Si te thuash: une shikoj MasterChef, por une nuk jam nje kuzhinier profesionist?

Per motive te ndryshme, ne vere Moratti largon Stramaccionin dhe therret Mazzarrin: hapu qiell. Populli zikalter ngrihet, Mazzarri behet e keqja absolute. Dhe pak e rendesishme eshte, se me nje klub si Napoli ka arritur rezultate optimale, ashtu sic kishte bere ne te kaluaren. Chissenefrega. E rendesishme eshte te ecim perpara me kete dirigjence qe hoqi nga posti trajnerit Stramaccionin (sigurisht qe nuk eshte i vetmi pergjegjes per vitin shkaterrues) dhe te mbyshin gojen e tyre me klishete.

Te njejtet persona jane perdorur kur flitej per te blere Mauro Icardin. “Eshte shpenzuar shume per nje lojtar qe i shenon vetem Pescares!”, ishte fraza me e perdorur. Maurito nuk do te jete Milito i 2010 (edhe atehere ka pasur shume kritika per dopjo goditjen ne merkato Principe-Motta nga Genoa), por ka nje potencial gjigant. Rreziku, sigurisht, qe ekziston gjithmone, kur invenston tek te rinjte. Por kritikat, ne rastin e Icardit, kane shkuar me te vertete shume larg.

E cfare mund te thuash per Ricky Alvarez? Te kuptueshme (une personalisht nuk ndaj te njejtin mendim me ta) fishkellimat ne ditet e zeza per Interin ne kampionat, por edhe ne kete rast kritikat (dhe fishkellimat) kane shkuar shume larg. Shpesh, mbi te gjitha vitin e kaluar, i inatosnin ne San Siro akoma pa hyre ne fushe ose kur behej gabimi me minimal. Kujtoj ne vecanti fishkellimat dhe perqeshjet ne ndeshjen Inter-Genoa, ndeshja e fundit e vitit solar 2012: argjentinasi i demtuar dhe Cordoba qe kerkon te pushoje stadiumin nga fishkellimat. Shume keq.

Po me pas? Ndodh qe Icardi i shenon gol Juventusit, ndodh qe Ricky shkaterron Catanian dhe se Mazzarri i vendos se bashku te gjitha pjeset e Interit pa ju dridhur syri. Tani i rigjen te gjithe aty duke e adhuruar, te gezuar dhe duke e lavderuar. Shume e thjeshte, te dashur zoterinj: tashme zbrisni me kembe ne toke! Futbolli eshte edhe – nuk ndodh keshtu ne disa raste – ceshtje e detajeve, e besimit, e te papriturave. Nuk eshte Football Manager. Eh jo, me vjen keq t`ju zgjoj nga endrrat e bukura, por jo te gjithe jeni ne gjendje ta kuptoni. Disa here besojeni. Ose, te pakten, gjykojeni ne fund. Bast shume i madh, qe me pompozitetin dhe mendjemadhesine tuaj qe ju dallon, dilni huq edhe me porte bosh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.