Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

591 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

The Polemic One- Icardi dhe sindroma e Big Brotherit. Ekziston dhe defollow…

The Polemic One- Icardi dhe sindroma e Big Brotherit. Ekziston dhe defollow…
Donald Elmazi

Ju lutem dikush mund te jete aq xhentil sa te na shpjegoje fajin e Mauro Icardit? Mekatin, gabimin gjithcka qe eshte e padurueshme. Gjera qe ka bere ky djalosh per tu kryqezuar? Fatkeqsisht nuk e kuptojme. Nuk e kuptojme se pse nje djalosh 20 vjecar nuk mund te dashurohet. Dhe nuk kuptojme se pse nuk mund ta shprehe dashurine e tij ashtu sic e ndjen. E bukura eshte qe kritikat nuk vijne nga pleq apo 80 vjecare. Jo, kritikat dhe leksionet per jeten(te pakerkuara) vijne nga ata qe per nga logjika e perdorin me shume se Maurito rrjetin social.

Zemra, smile(ikona humoristike), fraza, citate: lexohet cdo gje ne twitter apo Facebook. Pastaj nese shkruan nje mesazh dashurie numri 9 zikalter, atehere gjtihcka ndryshon. Pse? Icardi per momentin eshte i demtuar. Nuk eshte se navign kur eshte ne pankine gjate derbyt… Ka kryer nje operacion per te rregulluar ate kontraktim te muskujve, por per aq kohe sa ka qene ne ate forme e ka dhene kontributin e tij ne maksimum. Madje pas golit ndaj Juves u be idhull i tifozerise zikalter, pothuajse me shume gola se sa minuta te luajtura, me pas nevoja per rregullime.

Asnjeri nuk kishte me cfare te merrej, kur me pas plasi ceshtja Wanda. Qe aty, nisin pushimet e hipokrizise. Nga yll potencial ne nje palaco; nga sulmues me nje talent te padiskutueshem ne nje te djegur.

E verteta eshte qe kthehet menjehere cilesia qe tregon se sa qef i ka fjalet ky popull, shume i prapambetur dhe demokristian per te pare perpara. Krijon bezdisje qe nje vajze me femije, qe sapo eshte ndare nga burri. Nese do ishte nje veline, ve bast qe asnje nuk do te grifshonte kunder Mauros. Brinj? Nuk i dihet. Madje ka nga ata qe thone i pari qe ka tradhetuar ka qene pikerisht Maxi Lopez . Pak rendesi ka, punet e tyre. Por fatkeqsisht eshte shqetesuese interesimi ndaj ceshtjes, kur Italia ne nviel politik eshte perfaqesuar nga njerez te denuar per gjera akoma me imorale. Njerez qe jane akoma aty, ne dhomen e bidonave. Kjo eshte njelloj si te mublosh diellin me shoshe.

Icardi ne fakt nuk ka thyer asnje ligj dhe nuk i detyrohet t’i jape shpjegime askujt. Puna e tij duhet vleresuar ne fushe. Per te tjeret, ekziston dhe butoni defollow. Perdoreni, ne pritje te edicionit te radhes te Big Brother-it.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.