Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

646 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

The Polemic One – Masakrimi i Balo-s, kalendari i cmendur dhe «Aeroplanino» i demtuar.

The Polemic One – Masakrimi i Balo-s, kalendari i cmendur dhe «Aeroplanino» i demtuar.
Ardis
  • On 03/10/2013, 17:14

Ide kisha me bollek. Dhe me te vertete, bota e futbollit nuk deshton asnjehere per te na dhene talente, por edhe kesaj rradhe nuk na zhgenjeu aspak.

Fillojme, ne sens kronologjik, nga zhvendosja e pakuptueshme e dy ndeshjeve te fundit te Interit, i detyruar qe ti luaje – i vetmi rast ne Itali deri me tani – te enjten ne oren 20:45 dhe me pas te djelen ne oren 15:00. Ne boten e teknologjise, ku gjithcka krijohet dhe gjithcka mundet, nuk arriti te fiksonte ndeshjen Cagliari-Inter ne nje distance te pakten tre dite nga Inter-Fiorentina. Nje lloj i mrekullise se kundert. Efektivisht, ishte e veshtire te organizoje ne menyren me te keqe per aq sa u be. Shume logjike bezdisja e Mazzarrit, qe mbi te gjitha klubi nuk e ndoqi linjen e protestes se tij. Pse? Nuk dihet akoma.

Nuk i shkoi mire Fiorentines, e cila kishte mundesine e nje dite e gjysem me shume pushim. Zbriten ne fushe shume te qete ne oren 20:45 te henen, qe kane qene te detyruar te pranojne barazimin me Parmen ne shtepine e tyre. I demtuar Gomez, i demtuar Rebic dhe u demtua Rossi (per fatin e tij te mire thjesh nje dhimbje muskulare), dhe tani po e demtojne edhe «Aeroplanino-n». Eleganca dhe stili i Vincenzo Montella, kohet e fundit, po e shikojme me pak. Duhet te jete ajo qe llumi i sezonit te kaluar ndihet akoma, duhet te jete ajo qe Fiorentina e tij eshte thirrur qe te konfirmoje shperthimin e vitit te kaluar, fakti eshte se tekniku ka filluar te ndjeje presionin. Eshte e vertete qe Mazzarri eshte nje person qe nuk ben shaka as me macen e tij (nqse ka mace), por eshte e vertete qe Vincenzino i mire shkoi per ta kerkuar. “Matematika nuk eshte nje opinion”, thote. Sigurisht, por loja per te shkarkuar presionin ndaj kundershtareve eshte e vjeter. Dhe Mazzarrit keto dinamika nuk i shpetojne.

Por me e keqja nga te gjitha, mjerisht, konfirmohet Balotelli. Sezoni ka filluar prej disa muajsh dhe Supermario ka filluar me «perlat» e tij. Grindet me te gjithe, sjellje irrituese, proteston cdo minute dhe, mbi te gjitha, vazhdimesia e kerkesave per penallti. Nqse perpara disa ditesh limitohej ne simulimet e tij ne zonen e 11 metershit, ne Amsterdam ka eksperimentuar nje modus operandi te re (nje menyre te re te operimit, te veprimit): kapet te mbrojtesi si nje koala qe kapet mbas pemes, e zvarrit ate poshte dhe therret me gjeste nga me te ndryshmet drejtuesin e ndeshjes. Mesa duket funksionon. Mirepo ajo cfare nuk funksionon, eshte vete ai dhe kaosi perreth. Nga ai qe duhej marre shembull, ai qe duhej te ishte nje simbol per femijet. Mund te ishte me te vertete, Mario, ai simbol. Ai mund te jete kushdo qe ai deshiron. Ai djalosh qe i mbyllte gojen te gjitheve duke qene special dhe nuk kishte nevoje te vendoste gishtin tek buzet (shenja per te treguar qe duhet te mbyllin gojen). E bente duke limituar gjestin sportiv. Sot, i kerkojne te beje sjelljen e nje provinciali te konvertuar ne qytetar (por qe nuk eshte asnjehere qytetar), e te fortit te lagjes. Eshte rritur Mario, dhe nga bota qe te ofendonte ka marre me pjesen me te keqe. Si perfundim, nuk eshte askush tjeter pervec se pasojat e tij. Frankenstein-i i tij. Nje i masakruar. Cfare mekati.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.