Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,676 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

The Polemic One – Ne fillim nje i pasur i trashe, me pas idhull: Morattin e vertete nuk do e keni kurre.

The Polemic One – Ne fillim nje i pasur i trashe, me pas idhull: Morattin e vertete nuk do e keni kurre.
Ardis
  • On 17/10/2013, 16:18

Po sa i zoti eshte Moratti, po sa i bukur eshte Massimo, po sa i mire eshte Massimo. Tashme jane te gjithe me aty, do ti gjesh te gjithe aty duke kenduar lutjet per pothuajse ish-presidentin e Interit. Tani qe po i vjen fundi i menaxhimit Moratti. E gjithe Italia duket sikur po kujtohet per kualitetet te ketij, qe te pelqen ose jo, ka shkruar faqe te historise per futbollin italian.

18 vite te gjata ne te cilen, midis shakave mbrapa kraheve dhe buzeqeshjeve fallco, qe shume e kane tallur punen e tij dhe te familjes se tij. I pasuri i trashe, ai qe shpenzon dhe nuk fiton, ku ka kaluar ne situata te veshtira dhe te pasuportueshme.

Me pas, te kenaqur, kthesa. Tashme jane te gjithe aty, te gjithe sa jane, per ti dhene mbeshtetje, per ti prekur doren, per ti treguar se i vjen keq, per ti treguar se “nje Inter pa Morattin nuk mundet”. Itali kurioze, vend i pakuptueshem per ata qe nuk jane italiane. Por kush i perjeton keto probleme nga brenda, nuk trembet nga asgje. Njerez me dy fytyra pafund, oportuniste me bilete si kasap: populli i bukur eshte i gjithi ky. Por lojen e tyre e njohim mire: eshte ajo e lajkatimit te atij qe iken dhe e degjenerimit te atij qe vjen.

Gabime, Massimo Moratti, ka bere. Edhe te vogla, ai shpesh e kujton nje gje te tille. Diferenca behet nga ata qe, me dinakeri dhe shpirtligesi, kane mesuar nder vite sesi te zhvleresojne asetet e te tjereve dhe te fryjne artificialisht asetet e tyre. Sepse per cdo Vampeta eshte nje Blanchard, per cdo Hakan Sukur eshte nje Kluivert. Dhe ndalen vetem ne aspektin teknik.

Nuk jam ketu per tju folur per kupa dhe skudeto, per Tripleta dhe Boterore. Eshte historia, per fat te keq per ju. E dini qe ekziston Maalox-i. Moratti qe nuk do ta keni kurre eshte ai i Inter Campus, ai i Emergency. Ai i cili me pranine e tij i ka dhene fame dhe nje stil te vertete Interit dhe tifozeve te tij. Duke transformuar nje klub futbolli ne dicka me superiore. Kupa dhe kampionate mund te fitohen dhe dikush e di qe edhe mund te blihen. Por klasi, jo. Ajo, padyshim qe jo. Dhe tani kthehuni dhe shkruani se sa i zoti eshte dhe sa i bukur eshte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.