Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 28, 2021

Scroll to top

Top

1,201 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

The Sun – Interi ben mire te frikesohet, United ka bere gati 92 milione sterlina!

The Sun – Interi ben mire te frikesohet, United ka bere gati 92 milione sterlina!
Inter Club Staff

Pas nje vere si ajo vjet ku Perisic ishte ne qender te deshirave, duket se ditet e fundit po rikthehet nje interesim i njejte si me ate te veres se kaluar nga ana e Manchester United. 

Per kete normalisht ka ndikuar nje boteror fenomenal nga ana e Ivan Perisic i cili ka qene nje nga me te miret e kombetares se tij ne Rusi.

Sipas mediave ne Angli, duket se Manchester United dhe Jose Mourinho jane rikthyer fuqishem ne kerkim te lojtarit te Interit.

The Sun ka shkruar sot nje lajm shume te frikshem per Milanon zikalter: sipas tyre Red Devils kane gati 92 milione sterlina per te blere Ivan Perisic dhe nje lojtar tjeter te kombetares kroate.

Behet fjale per sulmuesin tjeter, shokun e repartit te Perisic, Ante Rebic.

Por nga keto 92 milione sterlina, rreth 48 milione sterlina mendohen se jane vetem per kroatin e Interit.

United sipas the Sun do te beje gjithcka per te siguruar sherbimet e Perisic sepse Mourinho e deshiron me cdo kusht.

Duket se kombetarja e Dalic ne Rusi ka mahnitur te gjithe aq shume sa pothuajse te gjithe lojtaret kane pesuar nje rritje te vleres se kartonit dhe tashme kerkohen nga skuadrat me te mira ne Europe.

Nderkohe qe Interi po ben mur per Perisic, Ante Rebic nga ana tjeter luan per Eintrahtin e Frankfurtit dhe do te transferohej pa problem ne Manchester. Pas tij eshte edhe Arsenali i Unai Emery.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.