Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

344 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

The Sun jep alarmin: “Deshton marreveshja ndermjet Inter dhe United per Sanchez: ja cfare do te ndodhe tani.”

The Sun jep alarmin: “Deshton marreveshja ndermjet Inter dhe United per Sanchez: ja cfare do te ndodhe tani.”
Inter Club Staff

Sot Interi ka mirepritur ne Milano lojtarin me te ri te blere, Achraf Hakimi nga klubi i Real Madrid.

Me pas do te vijne firmat ne kontrate dhe Interi do ta zyrtarizoje blerjen e tij ne menyre perfundimtare.

Por drejtuesit zikalter nuk jane perballur diten e sotme vetem me kete tratative, sepse jane ne kontakte shume te shpeshta me Manchester United dhe Chelsea.

Tema kryesore eshte Victor Moses dhe Alexis Sanchez, huazimi i te cileve perfundon sot, por qe Interi deshiron ti zgjase deri ne fund te gushtit.

Ne keto minuta, pikerisht per kete fakt, The Sun ne Angli jep nje lajm shume te keq per Interin dhe te ardhmen e Sanchez.

Klubi anglez, United, nuk deshiron ta lere me shume Sanchez tek Interi dhe sipas tyre, po kerkojne gjera qe Interi nuk mund ti plotesoje dot si puna e blerjes perfundimtare te menjehershme.

Klubi Anglez, sipas The Sun, deshiron te fitoje me patjeter Europa League dhe deshiron te dobesoje kundershtarin me serioz sipas tyre ne kete kompeticion, Interin. Prandaj edhe po deshton marreveshja per kilianin.

Sot skadon huazimi i Sanchez ne Milano dhe ne kete moment, nuk kemi asnje marreveshje dhe Sanchez nga dita e neserme mund te rikthehet ne Manchester. Nje lajm i tmerrshem per Conten ky.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.