
Thiago Alcantara keshillon Rafinhan: “Nese je i lumtur te Interi, qendro aty”
“Rafinha ka qene gjithmone nje person i lumtur, por eshte e vertete qe, nese jo gjithcka, kalon nga futbolli”.
Gjate nje interviste per Mundo Deportivo, Thiago Alcantara ka folur keshtu per vellaun e tij Rafinha, qe tani ka gjetur veten te Interi pas lendimit qe kishte pasur.
“Nese luan dhe luan mire atehere ndihesh i kenaqur. Ai po e kerkonte kete, deshironte te ndihej i rendesishem brenda nje skuadre”, ka shtuar Thiago.
“Vjen nga nje lendim i rende dhe i eshte dashur te luftoj shume per te qene nje lojtar i rendesishem”.
“Nese duhet te qendroj te Interi? Duhet te vendos per opsionin me te mire, por nese eshte i lumtur aty atehere nuk ka nevoje te nderroj skuader”.
Kujtojme qe Rafinha ishte ne huazim per 6 muaj nga Barcelona por per momentin Interi i ka duart e lidhura nga FPF dhe nuk mund ta blej. Por gjithcka mund te ndodh pas 30 qershorit, atehere kur Interi mund te veproj ne merkato.