Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,716 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir 360º:”Tek Inter per te fituar, me Mazzarrin nje loje e bukur. Merkato dhe projektet…”

Thohir 360º:”Tek Inter per te fituar, me Mazzarrin nje loje e bukur. Merkato dhe projektet…”
Donald Elmazi

Erick Thohir eshte i cmendur per Interin. Kjo kuptohet ne nje interviste te tij tek Repubblica. Fillojme nga Torino-Inter, ndeshje emocionuese:

“Shume. Nuk iu dorezova deshires per te ikur ne shtrat duke pare qe te nesermen duhej te zgjohesha heret. Por nuk jam penduar. Ne fund u ngjita para tv deri ne agim. Me dhjete lojtare kunder njembedhjete meritonim te fitonim”.

Ju pelqen skuadra e ketij viti?

“Po. Ka nje ekuiliber midis atij qe ka disa vite me shume edhe entuziasmit te te rinjve. Cambiasso dhe Campagnaro japin siguri, ashtu si Handanovic edhe pse ka 29 vjet. Por pas shpines se tyre eshte energjia e Juan Jesus, Taider, Icardi dhe Belfodil, e ardhmja”.

Do te jete keshtu Interi juaj?

“Eshte perzierja qe dua, eksperienca dhe freskia atletike. Te dhena nga lojtare te kolauduar si Guarin dhe Nagatomo. Endrra ime? Te perdor me shume djemte e primaveras qe luajne shume mire ne kampionatin e tyre. Duhet besim. Besoj se shum te rinj, talente italiane kane te drejten per te luajtur me skuadren e pare per te treguar se sa vlejne”.

Cfare mendimi keni per Walter Mazzarrin?

“Puna qe po ben me pelqen shume. Ka vendosur ne fushe nje skuader emocionuese, ne gjendje qe te te argetoje. Ndoshta ndonjehere barazohet si dje. Mund te ndodhe edhe ndonje humbje. Por sigurisht Interi kete vit eshte i bukur per tu pare. Mbaj mend shume ndeshje te merzitshme me skuadren te gjtihen te terhequr ne mbrojtje…”.

Per te thene te verteten mbrojtja me 11 ishte nje marke e Mourinhos, dikush qe i ka dhene shume kenaqesi interisteve…

“Dakord. E di qe ndonjehere duhet te mbrohesh per te sjelle ne shtepi fitoren, por mos me keqkuptoni. Dua te siguroj popullin zikalter: une vij ne Milano per te fituar”.

Eshte e vertete qe do te shisni aksionet e Philadelphia 76ers, skuadres se Nba, per tu fokusuar tek Inter?

“Po. Do e mbyll operacionin brenda javes se ardhshme duke ua shitur pjesen time partnereve te mi ne ate aventure. Me pelqen shume sporti, me pelqen basketbolli mbi te gjtiha, por objektivi im dhe i grupit eshte qe tani te bejme qe Interi te rritet si edhe Dc United, skuadra qe kam blere ne Washington”.

Qe kete vit, te me falni, por nuk ecen mire.

“Nuk eshte e vertete, kemi fituar Us Open Cup qe ishte nje objektiv i yni. Dhe une jam i lumtur keshtu”.

Njerzit presin. Mund te beni ndonje goditje te bukur ne merkaton e janarit?

“Per te ardhmen dhe projektet e mia nuk flas deri sa te mbyllet plotesisht marreveshja, jua kam thene. Kam shume respekt per historine dhe traditen e Interit dhe te Massimo Morattit”.

Djali juaj Aga, 14 vjet, eshte tifoz me Juventusin. Eshte i ri, ka akoma kohe per te nderruar ide.

“Jam nje baba i hapur. Ne familje i respektojme idete e te gjitheve. Ne futboll nuk jemi plotesisht dakord. Ne Premier League un bej tifo per Arsenal ndersa dy djemte e mi jane te dhene pas Manchester United. Ne Spanje jemi te ndare midis Real Madrid dhe Barcelones. Cdo te diele ne dreke i diskutojme keto gjera ne familje. Ne Itali Interi e mund Juven dy(une dhe djali i madh) me nje”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags