Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

932 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir, blitz londinez: nga United vjen Bolinbroke! Roli i tij…

Thohir, blitz londinez: nga United vjen Bolinbroke! Roli i tij…
Ardi Deda

Nje tjeter lajm i madh po mberrin ne shtepine Inter. Sipas asaj qe raporton sot Gazzetta dello Sport, mbreme Erick Thohir dhe Marco Fassone kane qene te pranishem ne ndeshjen Chelsea-Psg. Nje mundesi per te shijuar nje ndeshje futbolli te nivelit te larte, per te vezhguar ndoshta dhe ndonje objektiv ne merkato (Fernando Torres dhe Obi Mikel, edhe pse i pari u fut ne fushe ne minuten e 81 ndersa tjetri ka qendruar ne pankine) dhe mbi te gjitha, per te mbyllur nje marreveshje pune me nje nga menaxheret me te vleresuar ne Premier League.

Mberrin Bolinbroke – Blitzi londinez, ne fakt, ka sjelle shnderrimin ne zikalter te Michael Bolinbroke te Manchester United: drejtuesi operativ 46 vjec i cili konsiderohet si nje nga magjistaret e Red Devils. “Edhe pse kete vit po has veshtiresi ne fushe, skuadra e Moyes mbetet ajo qe shet me shume ne lidhje me fanellat dhe sherbimet qe lidhen me ndeshjet. Bolinbroke do te behet gjithashtu nje lloj supervizori i San Siro. Pozicion strategjik, pasi Thohir ka vendosur te investoje ne impiantin e vjeter per te terhequr me shume tifoze. Menaxheri mund te punoje dhe per Dc United, klubi ne te cilin Thohir zoteron nje kuote te rendesishme aksionesh”, konfirmon Gazzetta dello Sport.

Modeli Anglez – Nje ardhje e re kjo, qe nder te tjera, konfirmon deshiren e Thohir per te imituar modelin anglez, si ne nivel organik, dhe ne nivelin e menaxhimit. Dihet pasioni i tij per Premier, dhe tani kemi tentativen per te ndryshuar marsh dhe per te sjelle Inter ne nivele maksimale. Ndoshta duke kaluar pikerisht nga modeli anglez.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.