Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | April 12, 2021

Scroll to top

Top

1,399 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: Brenda 10 vjetesh, Interi duhet te jete midis klubeve me te mira boterore

Thohir: Brenda 10 vjetesh, Interi duhet te jete midis klubeve me te mira boterore
Xhorxh Gellci

Me poshte keni fjalet e para te Erick Thohir si president i ri i Interit gjate Asamblese te Jashtezakonshme te mbajtur sot: “Dua te bej nje falenderim me te vertete special per mikun tim dhe partnerin e ri Massimo Moratti per besimin dhe mbeshtetjen, dhe dua te falenderoj edhe partneret e mi Rosan dhe Handy, te cilet i njoh prej me shume se 20 vitesh. Ne 10 vjet prej tani vetem 10 klubi futbollistike do te kujtohen ne te gjithe boten, sepse do te jene fitues per entuziazmin qe do te dijne te transmetojne dhe sepse do te jene shoqeri te shendetshme. Dhe Interi do te jete mes ketyre klubeve.

Dua te falenderoj edhe familjet tona. Duhet te jemi kreative per te terhequr fansa te rinj tek Interi. 2,5 miliard persona ne Azi mund te behen tifoze te Interit, 250 milion ne Shtetet e Bashkuara, dhe ne duam t’i terheqim drejt kesaj fanelle. Do te mundohemi te kemi kreativitet per te ndertuar nje skuader fituese, me Mazzarrin jemi ne rrugen e duhur dhe objektivi afat-shkurter eshte te kemi me shume stabilitet dhe nje skuader akoma me shume fituese. Kreativitet per te gjetur sponsor te rinj dhe per te terhequr tifoze te rinj ne stadium. Per te bere kete duhet qe t’i bejme eventet akoma me kreative. E gjitha kjo do te ngelet nje enderr nese menaxhmi i ri nuk do te arrije te vendose strategji te reja. Per te patur sukses do te jete themelore te praktikojme te gjithe kete. Duhet te jemi te inspiruar ne dhe tifozet, aksioneret, i gjithe stafi dhe deri tek familjet tona dhe familja me e madhe, Interi. Shpresoj te punojme se bashku dhe te perqendrohemi ne objektivat qe kemi. Por kemi nevoje per mbeshtetjen tuaj. Prandaj shpresoj qe do te na mireprisni ne kete familje te madhe per te punuar se bashku. Forza Inter!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.