Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

710 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir deshiron qe Mazzarri ta fitoje rinovimin gjate rrugetimit. Ideja eshte…

Thohir deshiron qe Mazzarri ta fitoje rinovimin gjate rrugetimit. Ideja eshte…
Ardi Deda

Eshte e vertete qe ndonjehre e verteta qendron ne mes dhe ky mund te jete skenari per sa i perket marredhenies ne te ardhmen midis Mazzarri dhe Inter.

Sipas Gazzetta dello Sport, presidenti zikalter Thohir mund te jete duke vleresuar mundesine per te konfirmuar Mazzarrin, sic eshte perseritur shpesh ne muajt e fundit, por duke e shtyre diskutimin per rinovimin per ne vjeshten e ardhshme ne baze te rezultateve te fillimit te sezonit. Keshtu, pra, manjati shkeputet nga ajo qe eshte quajtur zakoni i shume presidenteve ne Serie A, duke propozuar nje interpretim ndryshe ne menaxhimin e trajnereve. Tani problemi transferohet tek Mazzarri. Do te pranoje kete zgjidhje? Presidenti zikalter eshte i bindur qe po, kjo edhe per shkak te faktit qe tekniku toskan eshte shume i motivuar per te treguar se mund ti jape skuadres identitetin e saj pas nje viti te pazakonte, me nje pjese te mire te merkatos te vendosur perpara se ai te firmoste, me ndryshimin e pronesise dhe nje kushtezimi (shume me i rende sec eshte peceptuar nga jashte) qe lidhet me 9 lojtaret te cileve u mbaronte kontrata.

Pa dyshim Thohir e konsideron teknikun aktual personin ideal per te menaxhuar Interin aktual por gjithashtu duke mos perjashtuar rinovimin deri ne 2016, gje qe eshte e mirepritur nga Mazzarri, por presidenti eshte i sigurte se edhe duke e njohur me mire teknikun mund te ndiqet opsioni drejt rinovimit gjate rrugetimit. Motivi? Me berjen qarte te objektivave, me pershtatjen e skuadres ndaj formacioneve te ndryshme dhe duke bere nje merkato qe te kenaqe trajnerin, Mazzarri mund te pranoje te filloje sezonin me vetem nje vit kontrate te mbetur, duke fituar keshtu rinovimin gjate sezonit, ne fushe, ne muajt e ardhshem.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.