Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,978 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir deshironte vetem Mancinin. Pse? Numri qe e ka bindur eshte 26…

Thohir deshironte vetem Mancinin. Pse? Numri qe e ka bindur eshte 26…
Inter Club Staff

Nje karakteristike e Mancinit ka bindur Thohir 100% qe te zgjedhe pikerisht ate si tranjerin e ri te Interit dhe sigursht Mancio duket si tekniku ideal per projektin e Interit i cili lidhet edhe me lojtaret e rinj ne te cilet Interi beson shume.

Numrat e tranjerit dhe stafit te tij ne te kaluaren flasin shume qarte: Sidomos tek eksperienca tek Interi ndermjet 2004 e deri ne 2008, Mancini ka bere qe te debutojne tek skuadra e pare plot 26 lojtare, produkte te akademise se Interit. Numra keto shume here me te larta se te atyre qe kishin qene tek Interi perpara tij dhe shume me te larta se te atyre qe ishin pasardhesit e tij.

I vetmi qe mund te perballet me te eshte Stramaccioni i cili erdhi pikerisht nga Primavera dhe u kushtezua edhe nga demtimet ne 2012-13 qe te bente te debutonin shume lojtare me bluzen e Interit. Shume emra ka cuar Mancio drejt debutimit me bluzen zikalter: Nga Ferrari tek Mattia Altobelli duke pasuar Pasquale dhe ate Martins i cili ishte partneri i Adrianos ne sulm e shenoi edhe gola te rendesishem ne Champions ne ate kohe.

Por lista nuk mbaron me kaq: Momenté, Maa Boumsong, Slavkovski, Germinale, Aloe e mbi te gjitha Bonucci i cili u shit me pas tek Genoa tek tratativa e dyfishte Milito-Thiago Motta. Ne 2006-07 tek Interi debutoi Filkor, Ribas, Fautario, Bolzoni dhe Jonathan Biabiany i cili me 17 Janar te 2007 hodhi hapat e pare ne skuader kunder Empolit ne Kupen e Italise.

Viti i fundit i Mancios tek Interi ishte edhe viti i Balotellit, ai 2007-08, ku Mario debutoi me 5 dhjetor 2007 kunder Cagliarit ne kampionat dhe me pas “shpertheu” me dy dopieta ne kupen e Italise ndaj Reggines dhe Juventusit. Ne te njejtin vit debutoi tek Interi edhe Puccio, Fatic, Napoli, Filippini, Alfonso, Siligardi dhe Filippo Mancini, djali i Robertos i cili luajti ne ndeshjen Inter-Reggina me 17 Janar.

Besimi tek te rinjte eshte nje nga armet e forta te Mancios dhe kjo eshte edhe arsyeja se perse Thohir eshte bindur menjehere sapo ka degjuar emrin e tij dhe ka vendosur pa asnje dyshim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.