Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,773 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Do te bejme me te miren per Jesus. Berardi-Candreva, negociojme”. Zhang: “Ky eshte objektivi”

Bujar Berishaj

Me asamblene e aksionareve te perfunduar, ku eshte ratifikuar kalimi i pronesise se Interit dhe eshte zyrtarizuar Keshilli i Ri zikalter, flasin per shtyp kreret e klubit me Erick Thohir te konfirmuar si president dhe pronarin e ri Zhang Jindong.

Eshte pikerisht Thohir ai qe merr fjalen per te folur nga salla e konferences per shtyp: “Tre jave me pare ishim ne Nanjing si te ftuar te Suning per te njoftuar blerjet e aksioneve te Interit nga ana e grupit. Asamblea e aksionareve ka konfirmuar blerjen e klubit per 68,55% te kuotave. Jam i nderuar per te njoftuar qendrimin tim si president te Inteit dhe mbajtes i 31% te kuotave te Interit. Ky eshte fillimi i nje bashkpunimi te madh mes neve dhe Suning. Planet e grupit kinez jane te rendesishme, ne jemi nje klub i madh dhe nje marke e madhe. Jemi te nderuar qe Suning ka vendosur qe te rrit skuadren tone. Kemi nje histori shume te madhe dhe njihemi si vellezer te botes. Eshte hera e pare qe nje skuader kineze behet aksionare e shumices se nje klubi evropian, ne kemi fame boterore, por respektojme origjinet e ketij klubi. Per te qendruar konkurrues duhet te inveztojme dhe Suning do e garantoj kete. Falenderoj Suning qe ka besuar te une dhe ekipi im, se bashku do e sjellim Interin ne lavdine e se kaluares. Do e forcojme se bashku skuadren ne prag te sezonit te ardhshem. Se bashku kemi nenshkruar nje plan 5 vjecar per te qene gjithmone te pranishem ne Azi. Nje skuader e lavdishme si Inter ka nevoje per nje player global si Suning per t’u kthyer si ne te kaluaren. Jam entuziast per kete. Prej kur jam president i Interit nje burre me ka mbeshtetur gjithmone dhe ai eshte Massimo Moratti qe se bashku me familjen e tij, duke ndjekur trashegimin e babait te tij Angelo, ka bere gjithmone maksimumin per kete klub. Kemi punuar se bashu dhe do vazhdojme ta bejme. Mbreme ne darke ka perseritur qe do te vazhdoj ta mbeshtes kete skuader sepse ai eshte pjese e familjes zikalter. Falenderoj edhe tifozet per ate qe bejne per skuadren, pa tifozet do te ishim asgje, tifozet jane shpirti i klubit. Do te ndertojme nje Inter gjithmone e me te forte. Forca Inter”.

Eshte radha e Zhang Jindong: “Miredita te gjithve. Dua t’iu uroj per Italine dhe arritjen e cerek-finales. Kemi bere tifo se bashku per Italine dje, gjeja me interesante ka ardhur nga kembet e Eder dhe kjo eshte nje pike krenarie per tifozet italiane dhe interistet. Suning ka hyre zyrtarisht te Interi, pa asnje dyshim jam shume i emocionuar per kete. Ne enderronim nje marke nderkombetare dhe kjo enderr sot eshte realizuar perkrah nje klubi si Interi me nje histori te madhe. Dua te falenderoj presidentin legjendar Moratti per besimin qe ka treguar. Pasioni dhe entuziazmi i tij me kane prekur. Dua te falenderoj Thohir qe ka zgjedhur Suning, eshte fal tij nese jam te Interi. Jemi nje marke e re me zyre ne Kine qe udheheq nje klub historik si Interi. Kjo ju ka bere juve dhe tifozet te mendojne shume, pastaj dikush edhe ka dyshuar. Historia e Interit na ka terhequr gjithmone, perputhet me misionin tone. Jam ne nje klub historik me shume tifoze ne Kine, me ardhjen e Suning tifozet do te pyesin se cfare do te bejme ne. Grupi jone e di shume mire qe eshte nje klub italian, nuk do te thote qe ne jemi vetem shefat e Interit, por eshte nje Suning italian, shkrihemi ne kontektsin social origjinal dhe kjo do na coj te suksesi. Ky eshte projekti yne. Duam te fitojme Skudeton dhe Europa League: vetem keshtu mund te arrihet ne majat boterore. Besimi yne vjen nga mbeshtetja e tifozve dhe nga kampionet e shumte qe kane veshur kete fanelle. Jam i lumtur qe Moratti mund te behet nje keshilltar i Interit dhe mund te qendroj gjithmone prane neve duke na mbeshtetur. Dua ta falenderoj perseri. Besimi yne vjen edhe nga vet ne dhe nga ajo qe kemi qene ne gjendje te realizojme edhe pse shume te rinj. Por nuk mjafton vetem besimi, duhet impenjimi i te gjithve. Grazie al nostro impegno e saremo in grado di rinvigorire la nostra storia creando un futuro splendido”. Ne duam te nisemi per nje udhetim te ri se bashku, duam te ruajme traditen e Interit, dua te shprehi me qartesi konceptin. Duam te ruajme tre parime, i pari: menaxhimi profesional. Futbolli eshte art. I dyti: duam te qendrojme ne maje te Serie A dhe ne maje te Europa League per t’u kthyer ne Champions, ky eshte objektivi jone. I treti, duam te investojme ne strukturat baze per te formuar lojtar te rinj italian per te jetuar perseri lavdine e presidentit Moratti duke nisur nga te rinjte per te ndertuar se bashku kulturen e nje klubit. Sot jemi ne Milano, se bashku. Dua te jap gjithcka dhe te jem me i miri sepse ky eshte shpirti jone dhe keshtu do e udheheqim klubin. Fal impenjimit tone do te jemi ne gjendje te krijojme nje te ardhme te mrekullueshme”.

Cilat do te jene intervenimet ne kohe te shkurte dhe gjate?
Yang Yang: “Me Suning kemi investuar 270 milione euro te Interi dhe kemi marre shumicen e klubit. Do e mbeshtesim zhvillimin e klubit ne cdo menyre te mundshme”.

Ne nivelin teknik ka ndonje ide se kush do te jene blerjet e para?
Thohir: “E kemi perseritur disa here qe besojme te Mancini. Nese shohim progresin ka pasur nje permiresim te madh nga sezoni i kaluar, por ne duam Championsin. Pronaret e rinje kane terhequr shume lojtare dhe nuk mendoj qe kete vit do te bejme zgjedhjet e njejta. Duam te ndertojme nje skuader te mire duke u nisur nga ajo qe eshte. Synojme lojtaret italian, por megjithate do te jene me pak se ate te sezonit te kaluar. Jemi duke diskutuar per Berardin dhe Candrevan dhe do te shohim cfare do te ndodh, por para korrikut pak do te ndryshoj. Suning po vlereson mundesine per te sjellur edhe Gabriel Jesus. Primavera jone eshte nje nga me te rendesishmet ne Itali dhe besojme qe futbolli kinez do te prodhoj talente dhe kjo do te jete nje sfide per ne. Duam te hapim nje tjeter Inter Academy ne Nanjing qe lojtaret kinez mund te rriten dhe do te kemi nje raport te rendesishem me skuadren kineze”.

A mund te ndikojne investimet ne kete merkato?
Thohir: “Kemi firmosur akordin per FPF dhe kjo dihet tashme. Besojme te lojtaret tone dhe per merkaton e ardhshmekemi lojtare te nje niveli te larte”.
Bolingbroke: “Ka pasur nje ndryshim mazhorance dhe po diskutojme per kete me UEFA-ne, jemi ne vitin e dyte te FPF, por ka nje ndryshim potencial dhe mund te qendrojme te qete per te ardhmen”.
Yang: “Kemi bere nje program te detajuar si per merkaton kineze dhe ate evropiane”.

Ka mundesi te kete investime ne stadium?
Bolingbroke: “Pronaret e rinj do te investojne ne strukturat e klubit pa u penguar nga FPF. Sa i perket stadiumit jemi diskutuar me Suning, San Siro eshte shtepia jone, por kemi nje plan investimesh sa i perket San Siros qe duhet analizuar detajisht.
Thohir: “Besoj qe projekti per San Siron mund te behet, po presim palet tjera dhe do te flasim me kryetarin Sala. Projekti duhet te jete i mire per Milanon para te gjithash. San Siro eshte nje trashegim i futbollit dhe qendron i tille”.

Moratti do te kete nje rol ne kete Inter? Mancini do te rinovoj?
Thohir: “Do te takohemi me Mancinin pas dy oresh dhe eshte e rendesishme qe Mancini dhe pronaret e rinje te kuptohen me se miri. Moratti eshte nje lider shpirteror i klubit dhe eshte pjese e familjes se Interit. Do te jete nje keshillues sepse lidhjet nuk do te ndryshojne ne krahasim me ato te vitit te kaluar”.

Ku do te jete Thohir pas nje viti? Do te ndryshoj dicka ne menaxhment?
Yang: “Nen menaxhimin e Thohir Interi ka pasur rezultate te rendesishme dhe nuk do te ndryshojme asgje”.
Thohir: “Dua te ndertoj nje menaxhment dhe nje skuader te forte, por nuk do te bej gabimet e se kaluares. Kemi krijuar nje trampoline per te qene serish konkurrues dhe falenderoj z. Zhang qe ka besuar te ky projekt. Duam te shkojme ne Champions, une do te jap maksimumin per kete klub dhe fal Suning mund te bejme nje hap para”.

Ka emra qe mund te behen sponsor te Interit?
Bolingbroke: “Besoj qe nje nga avantazhet qe ka sjellur Suning eshte hyrja e Interit ne merkaton kineze. Shpresoj qe do te jemi ne gjendje te gjejme partner te rinje komercial ne Kine, ky eshte nje nga objektivat. Nuk ka marreveshje per t’u dhene sot por shpresojme qe d o i bejme ne te ardhmen sa i perket merkatos kineze”.
Yang: “Suning eshte kolosi me i madh komercial kinez dhe kemi shume partner qe po shikojne ne Evrope dhe jane ata e ardhmja jone ne nivelin e sponsoreve. Po punojme me ta per kete ceshtje”.

Eshte mundesia per te pare dike nga Suning grup ne Itali? Eshte ndonje lojtar i pashitshem? Si ndihet Zanetti me rolin e tij te ri? 

Yang: “Ne do japim kontributin tone ne CdA kur te jete e nevojshme”.

Zanetti: “Roli im i ri me ben te lumtur. Eshte nje nder i madh te jem zevendes president dhe duhet ti falenderoj per besimin. Ndihem gjithmone e me shume i perfshire ne vendimet e shoqerise dhe jam i lumtur per kete gje. ADN jone eshte italiane dhe ne kete pike duhet te perforcohemi per te miren e Interit”.

Tohir: “I pashitshem? Merkato nuk mund te parashikohet. Ne duam te shkojme ne Champions League dhe per ta arritur dicka te tille duhet nje grup qe te qendroje ne maje per 3 vitet e ardhshme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.