Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,649 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Do te marr te tjere Hernanes. Arbitrat te jene me te kujdesshem. Mazzarri do te qendroje gjate nese…”

Thohir: “Do te marr te tjere Hernanes. Arbitrat te jene me te kujdesshem. Mazzarri do te qendroje gjate nese…”
Ardis
  • On 25/02/2014, 14:33

Erick Thohir ne 360°. Presidenti i Interit tregon ne nje interviste ekskluzive ne mikrofonat e Corriere dello Sport, duke folur per te gjithe argumentat me te nxehta ne shtepine zikalter. Merkato, arbitrat, Mazzarri dhe jo vetem.

President Thohir, perse keni vendosur te investoni tek Interi?
“Sepse une e dua Interin. Dhe kur shikoj lavdite zikalter te te kaluares emocionohem. Nuk do ta kisha imagjinuar kurre se do te isha partner me Morattin dhe te behesha pronar i klubit, por, pata mundesine, nuk u mendova dy here”.

Me perpara keni qene afer ndonje klubi tjeter per ta blere?
“Me jane ofruar disa klube te Premier League, jo ato pretendentet, por nese nuk je i dashuruar me nje skuader eshte e veshtire. Per te bere sa me mire gjerat, pervec biznesit te duhur, duhet edhe pasioni. Edhe une per Interin kam shume pasion. Nuk jam nje biznesman qe kerkonte vetem nje shoqeri me nje brand te fuqishem per te bere biznes. Kerkoja edhe nje skuader me nje histori te madhe ne shpatulla, nje klub qe me emocionon. Interi eshte i gjithi ky. Kam bere te njejten gje kur kam investuar tek Philadelphia 76ers: ishin franchise i dyte i preferuar mbas Los Angelos Lakers. Pasioni eshte i rendesishem”.

Pasioni dhe biznesi nuk rrezikojne te perplasen me njera-tjetren?
“Do ju pergjigjem me te njejten gje qe i them futbollisteve ose ndryshe i ftoj qe te kenaqen kur luajne. Ne kete menyre eshte me e lehte tju pergjigjesh pritshmerive nga te gjithe ne. Per te konkurruar ne nivele te larta eshte nevojshme te kesh deshire, motivacion dhe te perfshihesh ne nje projekt. Nese dikush nuk eshte i lumtur se eshte tek Interi, nuk mund te jape 100%. Une nuk vi ne Milano sepse dua te jem ‘glamour, sepse kerkoj te jem i famshem ose sepse deshiroj qe te dal ne gazeta. Asgje e tille edhe pse nuk me pelqen qe shume njerez shikojne shume jeten time private. Une jam ketu sepse dua te miren e Interit, per ta risjelle kete klub sa me kompetitiv dhe per te fituar. Nuk kam ndermend qe te ushtroj shume presion mbi lojtaret dhe trajnerin dhe atyre i them thjesht qe rezultatet do te vine me lehte nese gjate javes dhe me pas te djelen kenaqesh duke performuar profesionin e tyre. Dhe te njejten gje ja perseris personave qe punojne ne klub, ne te gjithe sektoret. Une vij nga ana tjeter e botes ne Milano, bej shume ore udhetimi me avion jo per biznes, por sepse jam i lumtur se jam ketu. Kenaqem duke bere ate qe bej. Nuk jam kurre i lodhur nga Interi”.

Eshte ky mentaliteti i duhur per te ringritur Interin?
“Italia eshte nje nga vendet me te medhaja ne bote ashtu si Gjermani, Anglia dhe Franca. Eshte ne histori per ate qe ka bere. Nuk dua te flas per politike sepse jam ketu prej pak kohesh. Te rinjte me ide sjellin shprese. Te shikojme nese do vijne edhe rezultatet. Sic eshte e rendesishme per nje qeveri qe te kete sfida per tu rritur, per Lega-n e Serie A eshte fondamentale per tu zhvilluar edhe jashte vendit. Interi kerkon te konkurroje me klube te medhaja te huaja ekzaktesisht ashtu si Lega duhet te arrije ne nivelin e Premier League, Liga dhe Bundesliga qe tashme jane me te famshme ne Indonezi. Duhet te punojme qe te jete inversi i ketij trend-i negativ. I kemi te gjitha per ta arritur: ne Itali ka shume konkurrence ne krahasim me ate qe ndodh ne Spanje, ku jane dy klube te medha qe fitojne perhere, ose ne Gjermani, ku Bayern Munich dominon”.

Kush eshte nderkohe mentaliteti i duhur per te ringritur ngjyrat zikalter?
“E njoh mire historine e Interit, jo vetem lojtaret e medhenj, por edhe Ventola-n, Martins, Fresi dhe ata qe kane dhene nje kontribut te rendesishem pavaresisht se nuk ishin superstar. Kjo eshte menyre se theni qe te gjithe jane te çmueshem. Kam besim tek drejtuesit e mi dhe ne ate qe bejne. Une kontrolloj dhe verifikoj menaxhimin e tyre duke pasur parasysh dicka: qe ne, duke u perfshire edhe une, jemi nje pjese e vogel e historise se ketij klubi. Interi nuk eshte Erick Thohir, por shume me shume. Brand-i eshte me i rendesishem se personat. Ata qe kane themeluar shoqerine nuk jane me, por Interi eshte dhe do te jete perhere”.

Cfare ndryshimesh keni bere ne shoqeri deri me tani?
“Kur erdha shume vete me kerkonin te beja gjithcka dhe menjehere, por nuk ishte e mundur sepse duhej te kuptoja shume aspekte: taksat, organizimi i shoqerise dhe te tjera akoma. Jam tek Interi qe nga 15 nentori dhe kam pasur shume pak kohe. Struktura sipas meje duhet te jete korrekte, por per te bere nje gje te tille eshte e nevojshme si per kohe ashtu edhe per te krijuar marredheniet e duhura me personat qe punon. Dua qe ti transmetoj te gjithe vizionin qe kam per kete klub dhe vetem kur procesi te jete kompletuar, mund te jepen gjykimet e para per menaxhimin tim. Nuk i degjoj shume thashethemet dhe gossip-et. Per mua vlejne rezultatet qe mund te arrihen vetem duke ndertuar nje menaxhim te forte ku çdokush luan sa me mire rolin e tij. Une per shembull nuk mund te zbres ne fushe si futbollistet, dhe them ‘sot do luaj une’ sepse jam i shendoshe dhe vrapoj pak (qesh), por mund te jem i dobishem per Interin”.

Kush nga ish interistat do te futet ne shoqeri?
“Brehme, Materazzi dhe te tjere duan te jene te perfshire, por nuk kemi akoma nje plan per te punuar sebashku me keto legjenda. Duhet se pari te gjejme nje rol ne shoqeri, te kemi nje strategji”.

Sezoni i ardhshem do te jete ai ne te cilin do te ndertoni Interin tuaj te vertete?
“Ky aktuali eshte nje vit tranzicioni ne te cilin duhet te kuptojme kush mund te na ndihmoje sezonin e ardhshem: kush eshte per Interin, kush jep 100% dhe kush mund te jete i nevojshem. Natyrisht do te ndertojme nje skuader te re qe te jete me e forte me blerjet qe do te jemi dakord me te gjithe komponentet ose ndryshe me drejtorin sportiv Piero Ausilio, me Mazzarrin, me pjesen financiare, sepse te mbash nje bilanc ne rregull eshte e rendesishme, dhe me ate komerciale. Lojtaret e rinj duhet te bejne pjese ne projektin Inter ne nivel global, te jene me te njejtin linje me kauzen dhe ne nivel mediatik do te japin intervista per te perhapur marken tone”.

Thohiri do te arrije te fitoje zemren e tifozeve?
“Nuk e di, por do te impenjohem ne maksimum dhe do te gjykohem ne baze te rezultateve qe do te marr. Nese do me duan, do te jete nje vendim i tyre edhe tani e di qe nuk mund ti bej te gjithe te gezuar. Ndodh ne Amerike ku tifozet (i referohet tifozeve te DC United) jane te ndryshem nga ata italiane. Ketu tek ju eshte nje pasion dhe cdo here qe vi ne Malpensa ka persona qe jane te gatshem te me intervistojne ose qe me kerkojne autografe. Kur iki ne Londer, per shembull, nuk me njeh njeri dhe… relaksohem.

Midis fitoreve te siguruara nga 15 nentori e me pas kush eshte me e bukura?
“Derby ishte special, por nuk mund te jesh i gezuar vetem me nje ndeshje. Duam te fitojme akoma, te kemi me shume pike ne klasifikim”

Jeni i zemeruar per barazimin e te djeles kunder Cagliarit?
“Nuk jam i zemeruar, por me erdhi keq si te gjithe tifozet. Besoj se eshte normale sepse ne 45 minutat e para nuk ishte Interi. Ne pjesen e dyte kemi bere shume mire. Kjo e imja nuk eshte nje kritike, por lojtaret duhet te shikojne brenda dhe te kuptojne perse ndeshja pati ate rrjedhoje”.

Interi eshte i vetmi ekip ne Serie A qe nuk ka marre asnje penallti ne favorin e tij. Ka dicka qe nuk funksionon midis jush dhe arbitrave?
“Nuk e di. Lega e Serie A ka pasur gjithmone arbitrat me te mire ne bote. Nese jashte flet per arbitrat italiane, te gjithe thone se jane me te miret”.

Deri me tani, Interi e ka pesuar disa here nga gabimet…
“Arbitrat nuk duhet te prishin ndeshjet sepse ne fund te fundit spektatoret i kuptojne gabimet. Dakord, arbitrat jane persona dhe mund te gabojne, por nese bejne gabime te vazhdueshme, persona te ndryshem fillojne te pyesin ose mund te mendojne keq. Gabime te medha te vazhdueshme mund te krijojne edhe demtime te medha ndaj Lega-s sepse drejtuesit e nje ndeshjeje te rendesishme jane nje pjese e rendesishme e sistemit dhe duhet te japin, si aktore jo protagoniste, kontributin e tyre per rritjen e Serie A. Ne shume ndeshje deri me sot kemi pasur disa episode…keshtu: nuk e di nese ka dicka te gabuar apo jemi te gjithe te pafat. Te gjithe e kane kuptuar dhe shikoni se cfare ka ndodhur. Çdokush me syte e tij: une me ato te presidentit, tifozet me atote tifozeve. Kunder Napolit, per shembull, kemi luajtur shume mire ashtu si kundershtari jone dhe kemi shkembyer urime me president De Laurentiis. Ne kete rast, pati nje episod qe e ka kushtezuar ndeshjen (ndeshkimi me karton te kuq i Alvarez)”.

Ne fund te ndeshjes do te ishte e drejte qe arbitri te fliste ashtu si lojtaret?
“Do te me pelqente qe ta benin per ‘mbrojtur’ vendimet e tyre. Te drejta ose te gabuara qofshin”.

Teknologjia mund ti jape atyre nje dore per te gabuar me pak?
“Bota po ndryshon dhe njerezit bejne gabime. Nese teknologjia mund te kontribuoje ne limitim, eshte pozitiv. Nuk jam dakord me nje perdorim te teknologjise ne 360° sepse futbolli do te humbiste pjesen humane te tijen, por per shembull mund te ishte e rendesishme teknologjia e vijes se golit. Per ata qe jane ne fushe, por edhe per median.

Vendi i trete kete vit eshte akoma i mundshem per tu arritur?
“Do te jete e veshtire per ta arritur, por objektivi jone eshte te perfundojme ne vend te katert ose te peste. Nese arrijme ne Champions do te ishte nje feste e madhe per familjen tone zikalter, por nderkohe duhet te kthehemi ne Europe, te luajme ne Europa Leaguen e ardhshme”.

Sa e rendesishme eshte per Interin te luaje serish ne Champions League?
“Shume dhe, kur ta arrijme, do te jete sikur te kemi rilindur. Nje proces analog me ate te nje femije qe duke u rritur fillon te mesoje te qendroje ne kembe, fillon te ece dhe te vrapoje. Vitin tjeter eshte e nevojshme te kthehemi ne Europe, me pas do te provojme te kualifikohemi per Championsin me objektivin per te luajtur ne finalen e 2016 qe do te zhvillohet ne Milano. Kjo nuk eshte vetem endrra jone dhe tradicionalisht shume pak formacione arrijne te luajne nje finale… ne shtepi. E arriti Bayern Munich (me 2011-2012) dhe ka humbur kunder Chelseas te DI Matteo”.

Juventusi eshte skuadra me e forte ne Itali?
“Per momentin po. Ka treguar karakter te madh dhe kam shume respekt per menaxheret e tyre qe kane ndertuar nje ekip kaq te rendesishem ne dy vitet e fundit”.

Do te takoni Andrea Agnellin per te sqaruar shkembimin e munguar Vucinic-Guarin?
“Kemi folur une dhe ai, por natyrisht ka folur edhe Angelomario dhe me te tjere presidente te futbollit italian. Ne jete eshte e nevojshme te komunikosh dhe eshte e nevojshme te behet ne menyren e drejte. Nganjehere tratativat ecin sic duhet dhe disa te tjera jo, por biznesi nuk ndalohet. Perndryshe nuk do te kishte shkembime te lojtareve dhe te gjithe vendosnin produktet e te rinjve te tyre”.

Cfare mendon per Romen e Garcias?
“Ne tre vitet e fundit dirigjentet kane punuar shume. Ne sezonin e pare kane vuajtur, por tashme skuadra eshte e forte dhe po ben mire. Projekti i tyre eshte i ngjashem me tonin dhe Pallotta shikon shume drejt modelit qe amerikanet e tjere po e sjellin perpara ne SHBA dhe Angli. i referohem Arsenalit dhe Manchester United. Nuk eshte e thene qe te jete strategji fituese, ajo e duhura, por eshte nje rruge qe e kemi nisur. Ne futboll dhe ne jete ne pergjithesi eshte e nevojshme te behen zgjedhje. Kam nevoje per kohe, por do kerkoj te bej zgjedhjet e duhura per te miren e Interit”.

Totti ishte nje lojtar qe e admiroje edhe perpara se te beheshit pronar i Interit?
“Si tifoz i Serie A me kane pelqyer perhere futbollistet e medhenj. Dy nga me te miret kane qene Del Piero dhe Totti, por admiroja edhe tre gjermanet e Interit, Ronaldon, kampionet e Parmes, nga Chiesa tek Buffon duke kaluar tek Cannavaro dhe Crespo, ose ato te Fiorentines, Nga Batistuta tek… Torricelli”.

Meqe po flasim per lojtaret e medhenj, eshte e mundur qe te sillni te tjere tek Interi mbas “goditjes” Hernanes?
“Duam lojtare qe ndihmojne ne fushe. Kjo eshte kerkesa e pare, kjo eshte thelbesore. Me pas do te ishte e rendesishme qe mund te jape nje dore edhe ne nivel marketingu, lojtare globale qe rrisin brand-in Inter dhe konsideraten per Serie A ashtu sic ndodhi me BEckam, Bradley dhe Henry ne MLS amerikane”.

Vidic eshte nje blerje qe hyn ne kete optike?
“Marreveshja nuk eshte mbaruar akoma (me shume mundesi qe zyrtarizimi te vije neser, mbas gares se Champions League ne darke i Manchester United kunder Olympiakos). Flas per lojtari te rinj vetem mbasi firmosen kontratat”.

Gjithsesi tifozet mund te enderrojne te tjera blerje te stilit Hernanes per merkaton verore te ardhshme?
“Nuk kam qene une ai qe kam vendosur per te blere Hernanes. Vendimi eshte marre nga te gjithe komponentet e shoqerise sepse ne e konsiderojme brazilianin se mund te jete i nevojshem per Interin jo vetem ne 6 muaj, por edhe ne vitet e ardhshme. E them kete, sepse nese ne qershor gjejme ndonje element qe mund te jape kontributin e tij te rendesishem, do te shpenzojme para dhe do te provojme ta sjellim ne Milano”.

Fale marreveshjes se Hernanes keni njohur Lotiton. Cfare pershtypje keni krijuar per presidentin e Lazios?
“Ishte e bukur ta njihje. Eshte njeri i madh i biznesit, ka nje karakter ndryshe nga i imi, por e respektoj. Eshte gjithmone  mundur te mesosh dicka nga te gjithe”.

Sa kampione i mungojne ketij Interi per te qene kompetitive ne rrugen drejt skudetos?
“Une besoj ne lojen e skuadres dhe nuk admiroj nje formacion te ndertuar vetem me nje superstar. Lojtaret eshte e nevojshme qe ti rrisesh ne shtepi, jo vetem te shpenzosh para. Ja pse preferoj Arsenalin ndaj Manchester United dhe Barcelonen ndaj Real Madrid. Pervec lojtareve te rendesishem qe do te vijne duam qe te aktivizojme edhe produktet e te rinjve tane”.

Balotelli ishte nje nga te rinjte e Primaveres qe u shit. Cfare mendoni per Supermarion?
“Eshte nje talent i madh, por nuk dua te komentoj jeten e tij. Ekzaktesisht ashtu sic nuk te komentoj ate te Icardit sepse nuk e njoh dhe sepse nuk jam as babai dhe as vellai i tij. Balotelli dhe Icardi me pelqejne shume”.

Keni takuar te tjere tifoze qe ju kane kerkuar te blini Mesin?
“Te kishim Messin tek Interi do te ishte e bukur, por nuk besoj se mund ta blejme ne kete moment. Ne Indonezi, eshte nje afrikan qe quhet Messi… Po nese blejme ate? (qesh)”.

Mazzarri eshte tekniku i duhur per Interin e te ardhmes?
“Deri tani them “Po eshte tekniku i duhur” dhe kam besim tek ai. Para fundit te sezonit do ta takoj per te kuptuar nese vizioni i tij perputhet me ate te bordit te shoqerise”.

Mendoni t’i rinovoni kontraten teknikut qe skadon ne qershorin e 2015?
“Eshte shume heret per ta thene, po nese vizionte tane do jene ne sintoni, mund te jete tekniku jone per shume kohe. Nuk me pelqejne skuadrat qe nderrojne tekniket cdo vit, por nuk dua as te kem nje teknik qe eshte me i madh se klubi, si Ferguson per tu kuptuar edhe pse per mua Sir Alex eshte nje legjende”.

Mazzarri ndonjehere ka nje karakter impulsiv, kurse ju dukeni shume i qete edhe gjate ndeshjeve.
“Cdo njeri ka karakterin e tij dhe nuk dua te them se cili eshte ai i duhuri dhe ai i gabuari. Un tregoj rrugen qe ne duhet te ndjekim ne baze te pritshmerive qe kemi. Tekniku eshte gjenerali yne dhe kemi besim te ai. Une jam presidenti dhe eshte e drejte qe edhe un te kritikohem nese gjerat nuk shkojne ne rrugen e duhur. Kritikat jane pozitive, nje ilac. Per mua, per lojtaret dhe per teknikun sepse te stimulojne. Nese nuk di te menaxhosh presionet, nuk mund te qendrosh tek Inter”.

Preferoni nje Inter me mbrojtjen me 3 apo me 4?
“Varet nga lloji i ndeshjes. Mazzarri ka strategjine e tij, por eshte edhe i mire per tu pershtatur ndeshje pas ndeshje. Ka nevoje per kohe per te kuptuar dhe ky nuk eshte nje justifikim. Ne do t’ia japim”.

Moratti me Interin ka fituar 18 trofe. Ne epoken e tij Thohir mund te fitoje me shume?
“Nuk e di nese do ia dal te arrij keta numra te medhenj. Nderkohe mendoj te fitoj trofeun tim te pare”.

Keni synim te festoni qe vitin e ardhshem?
“Nuk e di, varet nga organizimi, nga tekniku, nga lojtaret qe do te zgjedhim… Jane shume faktore qe ndikojne. Por edhe ne kete sezon duhet te luftojme deri ne fund. Ne futboll nuk i dihet asnjehere dhe s’mund te programosh fitoret”.

Eshte e drejte te mendosh qe do duhen 3 deri ne 5 vjet per te pare nje Inter fitues?
“Realisht eshte koha e nevojshme”.

Mendon qe ne te ardhmen do jete vetem Thohir dhe te ortakeve apo do te vazhdoje maredhenia me familjen Moratti?
“Besoj qe do kemi nje maredhenie me familjen Moratti sepse kuptohemi. E rithem qe te kesh nje partner vendas eshte e rendesishme per tu ambjentuar. Morattit kane ndertuar nje Inter fitues dhe jane ketu per te na ndihmuar per ta bere me te forte”.

Besoni qe ne te ardhmen do te arrini te perforconi kompanite tuaja me ardhjen e ortakeve?
“Soetedjo eshte partneri, ndersa Roeslani i ka shitur kuotat e tij. Babai im beson qe te kesh nje partner eshte e rendesishme sepse cdo gje korrigjohet ne moment. Familja ime i ka ne aktivitet. Objektivi eshte per te bere gjera te mira dhe per te mbrojtur emrin e babait tim dhe te Interit qe do jete edhe kur un mos te jem”.

Si shkon mesimi i italishtes?
“Po mundohem ta mesoj, por koha eshte e shkurter dhe eshte nje gjuhe e veshtire”.

Do te blini nje shtepi ne Milano?
“Nuk e besoj, me pelqen te provoj hotele te ndryshem, aty takon perhere njerez interesante dhe mund te lindin mundesi. Ne Milano me ka ndodhur te flas me Murdoch dhe Silva”.

Moratti i ka sugjeruar Thohir te jete me i pranishem. Do te vini me shpesh?
“Une jam presidenti, por eshte e rendesishme te kesh nje menaxhim te forte, qe te vazhdoje strategjine qe kemi. Nuk eshte e thene qe te jeme cdo fundjave ne Pinetina. Te jem i pranishem ne ndeshje? Kam pare ndeshjen me Fiorentinen nga Xhakarta deri ne agim dhe kemi fituar, ndersa sa here qe vij ne Milano barazojme..(qesh). Sipas meje ka rendesi puna. Dhe aty po perqendrohemi te gjithe per te miren e Interit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags