Thohir: “Dreke e kendshme. Presidenca? Sot…”
Pak minuta me pare, Erick Thohir ka dale nga qendra sportive Pinetina e Appiano Gentile se bashku me aksioneret e tjere. Pervec se ka firmosur disa autografe, Thohir, si perfaqesues edhe i Rosan Roeslani dhe Handy Soetedjo, ka thene: “Ka qene nje takim i kendshem dhe kemi pare strukturat, me pelqejne shume. Kam ngelur i surprizuar. Kemi takuar edhe Walter Mazzarrin dhe Javier Zanettin: ka qene nje rast i mire per t’u prezantuar, por nuk kemi diskutuar per asgje. Me ne fund i kam takuar sepse duhet t’i njihja balle per balle.“
Mbi ceshtjen e presidences: “Do te flasim neser. Do e takoj Morattin perseri sot? Tani per tani do te kthehemi ne hotel, sepse kemi udhetuar 13 ore dhe jam i lumtur qe jam ne Milano.” – ka thene pronari i ri i Interit.
Pra, me sa duket, ceshtja se kush do te jete president eshte shtyre per neser, me rastin e Asamblese te jashtezakonshme ku do te behet kalimi i aksioneve.