Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,688 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Dua nje Inter fitues.” Moratti: “Do te jem akoma i vlefshem.”

Thohir: “Dua nje Inter fitues.” Moratti: “Do te jem akoma i vlefshem.”
Xhorxh Gellci

Pas asamblese te aksionereve, eshte bere konferenca e shtypit e Massimo Morattit dhe presidentit te ri te Interit Erick Thohir (se bashku me aksioneret indoneziane). Keto jane fjalet e tyre te plota gjate pyetjeve te gazetareve:

Moratti, pse keni vendosur te mos qendroni president dhe cfare do te thote President Nderi, cila do te jete detyra juaj?
“Me ne fund mund te pergjigjem. Me duket e drejte qe ai qe merr rrezikun e operacionit mbi krahe te jete edhe president. Duhet te them qe zoti Thohir dhe partneret e tij kane insistuar qe te isha une, i falenderoj, por me dukej se kjo pergjegjesi ne krahet e dikujt tjeter nuk ishte e drejte, pervec se nuk ishte ne zakonin tone. Ishte e drejte qe kjo detyre te ishte e atyre qe hyjne. Ndersa posti i Presidentit te Nderit dhe Zv. Presidentit jane te rendesishme per ne, do te jemi prane me skuadren dhe shoqerine, duke respektuar pergjegjesite dhe rolet e atyre qe e kane blere.”

Thohir fillon diskutimin e tij.
“Faleminderit te gjitheve qe jeni sot ketu, kjo enderr eshte realizuar fale Zotit. Faleminderit familjes Moratti, Massimos per besimin dhe mbeshtetjen kundrejt meje, per vazhdimesine dhe suportin qe do vazhdoje te me jape. Faleminderit dy miqve dhe partnereve te mi, Handy dhe Rosan, qe prej 20 vjetesh punojne me mua. Impenjimi jone eshte te punojme fort dhe kokeulur se bashku per Interin. Faleminderit familjeve tona, sepse na kane mbeshtetur dhe shoqeruar, jane lutur per ne. Do te me ndihmojne kur gjate nates ti dergoj mesazh Morattit dhe gruaja ime do te zgjohet nga gjumi, e falenderoj per durimin. Falenderoj tifozet e te gjithe botes qe nepermjet mediave kane treguar afersi ne drejtimin tim, ashtu si dje ne aeroport. Pastaj faleminderit te gjithe keshilltareve qe kane bashkepunuar per ta bere te gjithe kete te mundur. Do te jete e rendesishme per menaxhimin e ri qe ta beje Interin nje skuader fituese, te bukur dhe entuziazmuese per t’u pare, nje klub te shendetshem financiarisht per te luftuar ne nivel internacional. Bota e futbollit po ndryshon, Fair Play financiar eshte nje aspekt i rendesishem. Objektivi jone eshte ta bejme kete klub akoma me te forte. Te gjithe drejtuesit, Angelomario, une, Handy dhe Rosan premtojmete punojme fort se bashku me Massimo Morattin, mister Mazzarrin dhe skuadren. Ne 2-3 vitet e ardhshme do te jete nje sfide e madhe per ne ta bejme kete skuader me kompetitive. Ka besim tek puna e Mazzarrit, objektivi eshte qe Interi te jete gjithmone fitues (ne kete moment fillon te improvizoje korrin ‘Chi non salta, rossonero é’, dhe fillojne duartrokitjet). Dua te permend Giacinto Facchettin qe ka thene: ‘Sekreti i cdo triumfi eshte bindja’. Bindja jone eshte pasioni qe do i hape rrugen Interit. Do te kemi nje detyre te veshtire, por objektivat tane do te jene te qarte dhe do te bazohen mbi punen, per te vazhduar ta bejme Interin ate qe Massimo Moratti dhe familja e tij e kane bere keto 18 vjet. Duam te vazhdojme keshtu, qe Interi te jete me e forte dhe kompetitive.”

Moratti, sa ka qene i dhimbshem ky kalim?
“Ka disa kohe qe po e bej, dhe jam mesuar. Nga ana emocionale, kuptohet qe emocioni im, duke u bazuar tek zakoni, familjariteti dhe dashuria per skuadren, eshte gjithcka pak me e veshtire. Por fiton pragmatizmi. Ne aspektin e te ardhmes, te forces te shoqerise, te mbajtjes te ambicjeve, sic ndodh ne industri, eshte shume e drejte te kalojme ne nje aksioner qe e ka kete gjalleri, ambicje te re, qe sjell dicka te re. Ajo qe sjellin Thohir, Soetedjo dhe Roeslani eshte entuziazem ne vendet ne rritje, qe e shohin kete si nje thesar qe do na sjelle ekonomikisht dhe ne aspektin e kultures, dicka te re. Besoj qe eshte nje avantazh i madh per shoqerine, personat kane qene gjithmone ne lartesine e rolit te tyre, tifozet i konsideronin pushtues, por jane prezantuar me korrektesi dhe kjo na ka vendosur ne kushte per te punuar me mire. Une dhe djali im kemi role ne klub, do te jemi te vlefshem per Interin dhe per ta, qe kane bere kete hap te mire dhe qe mund ta quaj, hap suksesi.”

Thohir, kur lind pasioni juaj per Interin? Keni ne mendje nje goditje ne merkato per tifozet?
“Serie A ishte jashtezakonisht e famshme ne Azi ne vitet ’80 dhe kur une dhe partneret e mi ishim adoleshente. Publiku mund te zgjidhte skuadren qe bente tifo, zgjedhja jone ka qene Interi. Per kete kam dashur te falenderoj Zotin qe me ka konkretizuar kete enderr dhe kete pasion qe eshte prej nje kohe te gjate. Kur kam diskutuar me Morattin dhe partneret, nje nga fokuset kryesore kane qene tifozet. Ne Azi ka 2,5 miliard njerez, te gjithe mund te perfshihen qe Serie A te kthehet perseri e famshme si ne vitet e shkuara. Edhe ne SHBA ka 250 milion njerez, qe pelqejne futbollin, dhe prej sot do te rritet numri i tifozeve zikalter, duke i terhequr akoma keto zona, dhe duke i bere pjese te familjes Inter. Nga ana komerciale, nje nga karakteristikat e mia eshte durimi, dhe aftesite tona komerciale, duke i bashkuar me kompetencat e familjes Moratti ne futboll, do te sherbejne ne te mire te Interit.”

Moratti, disa dite me pare, Zanetti ju ka percaktuar si ‘shpirti i Interit’. Ju keni perfaqesuar Interin ne nivel institucional, me nje rol shume te gjere. Tani, cfare do te ndodhe per ty?
“Une e jetoj si tifoz, si gjithe te tjeret. Sot tifozi ndjehet me shpirt pjese e ketij klubi. Sigurisht nuk jam i perjashtuar nga jeta e shoqerise, do te vazhdojme te punojme se bashku per nje ndertim konstant ne te ardhmen. Do te bej gjithcka qe mundem dhe do te jap gjithcka per Interin. Ndoshta ne ndeshje do jem me i lire te jap ndjesite e mia, ne lidhje me ate qe ndodh ne fushe ose per arbitrat (qesh).”

Moratti, mund te na jepnin ndonje detaj ekonomik mbi vleresimin e Interit?
“Preferoj te mos shtoj asgje tjeter pervec asaj qe eshte komunikuar deri tani.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.