Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,516 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Dua te fitoj me merite dhe jo me para. Stadiumi…”

Thohir: “Dua te fitoj me merite dhe jo me para. Stadiumi…”
Xhorxh Gellci

Vazhdon bashkebisedimi mes Erick Thohir dhe Interi per nje futje te tij te mundshme e shoqerine zikalter. Sipas Corriere dello Sport, per momentin manjati eshte duke reflektuar dhe nuk nxiton te shkurtoje kohen e mbylljes te marreveshjes. Ndersa presidenti Moratti eshte ne kerkim te sigurive per te ofruar nje kontribut te pershtatshem ne merkaton verore. Fondet qe Thohir do te investonte nuk do te futeshin per tratativat e merkatos, por gjithsesi do te kishte me shume siguri.

Para disa ditesh, Erick Thohir ka dhene mendimin e tij kur eshte pyetur per Dc United, klub ne pronesi te tij. Por intervista eshte e rendesishme per te kuptuar filozofine e manjatit indonezian dhe cfare do te ndodhe me Interin nese ai behet pjese e tij: “Ne Shtetet e Bashkuara ka nje futboll shume sulmues, mbrojtja ka pak rendesi, pelqehet te fitohet 3-2, 4-1… Por kur luan ne turne te rendesishem ke nevoje per nje mbrojtes te madh dhe nje portier te madh. Stadiumi? Kam blere nje kuote tek DC United per tre motive: Historia (eshte klubi me me shume trofe ne Amerike), marredhenia me bashkepronaret e tjere dhe deshira per ta rritur akoma. Eshte nje marke e madhe, por e zhvilluar me pak se c’duhet. Per shembull, nuk ka nje stadium ne pronesi. Pra, eshte “e madhe por jo kaq e madhe”… Nje stadium per tifozet jo me larg se dy ore, me wi-fi, box vip. Me pelqen Major Leaue ne Amerike, te gjithe kane mundesi te njejte per te marre pjese dhe fituar. Te fitosh vetem duke shpenzuar nuk ben per mua. Por te fitosh edhe duke shpenzuar, po. Nuk me pelqen te blej sukseset.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.