
Thohir: “Duam te fitojme derbyn. Mazzarri nuk rrezikon aspak.”
Presidenti i ri i Interit, Erick Thohir, eshte ne Rome per nje udhetim te shkurter pune, por nuk ka humbur rastin per te diskutuar me Gazzetta dello Sport. Ja cfare ka deklaruar numri 1 zikalter:
“Te gjitha ndeshjet jane te rendesishme, por ka disa qe jane me te rendesishme, si derby. Duam te fitojme, te gjithe duhet te mundohen te sjellin ne shtepi piket: jo nje, por tre.“
MAZZARRI – “Me Mazzarrin kemi shkembyer mesazhe: sfida me Milanin nuk eshte aspak decizive per te ardhmen e tij. Kam besim ne personat qe punojne per Interin, nuk besoj ne nje futboll ku rezultati eshte e vetmja menyre gjykimi: me pelqen modeli Manchester United, i ndertuar gjate viteve, por mund te ndodhe qe ne nje klub qe planifikon mire punen, rezultatet te mos vijne menjehere.”
HUMBJA E NAPOLIT – “Kam gabuar duke thene qe kartoni i kuq shkaterroi ndeshjen? Dy skuadrat po luanin mire, nuk duhej te prishej ndeshja ashtu.“