Thohir: “E dua Guarin. Ka bere disa gabime, tani ngelet te kuptojme nese…”
Te tjera fjale nga Erick Thohir, te transmetuara per SKY. Kete here presidenti zikalter flet per Guarin, pervec se arritjeve te reja.
“Une e dua Guarin, por duhet te kuptojme se cfare lojtar do jete per kete Inter. Sigurisht, sezonin e shkuar ka bere disa gabime, por jane pjese e te shkuares dhe kete sezon do te kemi nevoje per te gjithe. Guarin ngelet nje lojtar themelor, por duhet te luaje me shume me skuadren. Presim rikthimin e Kovacic, Hernanes, Palacio. Kemi nje skuader te mire, do i shtohen nje mesfushor dhe nje sulmues, por deri sa te mos kete firma, nuk flas per emrat. M’Vila, Vidic, Dodo shume mire, futje te shkelqyera dhe gjithashtu shume lojtare ne skuader po rriten, si Ranocchia dhe Juan Jesus. Ne fund te kesaj merkatoje do kemi nje skuader me te forte.”