Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,912 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir e nxjerr jashte Branca dhe vlereson Walter Mazzarrin. Kthehen zerat per Leonardo-De Boer.

Thohir e nxjerr jashte Branca dhe vlereson Walter Mazzarrin. Kthehen zerat per Leonardo-De Boer.
Ardis
  • On 04/02/2014, 12:42

“Do te pritet deri ne fund te majit, me pas do te behet llogaritjet. Nervozizmi i Walter Mazzarrit, te djelen ne mbremje ne Juventus Stadium, nuk ka te beje vetem me gabimet e skuadres se tij qe ka pesuar humbjen e katert ne transferte. Tekniku e ka kuptuar tashme qe ne keto muaj eshte ne rrezik vendi i trajnerit te Interit per sezonin e ardhshem dhe e di qe besimi me presidentin Thohir sa po vjen dhe po ulet”. Kjo eshte analiza e Tuttosport, qe analizon momentin e Interit ne krize totale. “Manjati indonezian, ne momentin qe erdhi ne Milano ne javen e fundit te merkatos, nuk kishte ndermend qe te fuste doren ne portofol, per te paguar afersisht 20 milione € qe te blinte Hernanes. Por vendosmeria e teknikut, qe ka garantuar sesi braziliani do te ishte i mjaftueshem per kualitetin qe do ti sillte skuadres, ne fund fare e ka bindur presidentin per te bere nje sforco ekonomike, qe i ka perkeqesuar llogarite e zikalterve, mbi te gjitha edhe nga paaftesia per te shitur (dhe per kete Branca do e paguaje shtrenjte). Gjithmone ne kete plan, Interi ka dale me idene se nuk eshte e nevojshme per te marre nje sulmues tjeter”.

Shkurt, tekniku eshte ne proces vleresimi si te gjithe te tjeret. “Duhet te coje Interin ne Europe: ndryshe, deshtimi do te ishte i dyfishte (ekonomik dhe konkurues) dhe Mazzarri do ti paguante te gjitha. Per ndonje zevendesim, emrat qe tashme jane thene javet e kaluara, eshte per tu theksuar nje rikthim: ai i Leonardos, qe ka marredhenie shume te mira me Morattin dhe i ka shpjeguar qe kishte vendosur me ne fund se cfare do qe te beje: trajnerin. Raporte direkte midis Leonardos dhe Thohir nuk ka, por eshte e qarte qe ne momentin qe indoneziani duhet te mendoje konkretisht per nje ndryshim ne pankine, nuk mund te mos i marre sugjerimet dhe keshillat e ish-presidentit. Emri me i nxehte per momentin qendron ai Frank De Boer, tekniku i Ajax-it”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.