Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

704 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir, eshte momenti i zgjedhjeve. Sabatini drejtori sportiv i ri?

Xhorxh Gellci

Erick Thohir po vjen ne Itali dhe do e beje, me shume mundesi ne ditet e para te nentorit. Sapo te zgjidhen te gjitha praktikat burokratike, do te filloje punen Keshilli i ri i Administrimit, dhe do te vije momenti kur duhet te planifikohet aspekti tekniko-sportiv.

Sipas Corriere dello Sport, manjati indonezian do te beje gjithcka per te bindur Walter Sabatinin, drejtorin sportiv aktual te Romes, qe te transferohet tek zikalterit sezonin e ardhshem. Thohir ka ngelur i impresionuar nga merkatoja e bere nga Roma kete vere, ku ja ka dale te nxjerre plus-valenca te medha fale shitjeve te Marquinhos dhe Lamela, dhe nga kapaciteti per te menaxhuar momentet e veshtira para fillimit te sezonit. Sabatini, qe do te ishte perfekt per te punuar mbi te rinjte, ka kontraten ne skadence me Romen, sepse zakonisht firmos vetem kontrata 1-vjecare. Eshte pothuajse e sigurt qe presidenti verdhekuq, James Pallota, nuk ka deshire qe ti shpetoja nga duart kompetenca e Sabatinit, prandaj pritet te hapet nje lufte me Interin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.