Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 28, 2020

Scroll to top

Top

1,899 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir eshte ne Milano! Tani vjen mbyllja, gati 75%. Merkatoja…

Thohir eshte ne Milano! Tani vjen mbyllja, gati 75%. Merkatoja…
Xhorxh Gellci

Eshte kthyer per te marre Interin. Eshte kthyer ashtu sic e kishte premtuar. Erick Thohir ka zbritur ne Itali se bashku me familjen, kete shkruan Gazzetta dello Sport qe flet per shitjen qe do ndodhe brenda disa ditesh: ishin keto kohet e parashikuara per mbylljen e tratatives dhe sapo ka kaluar 15 gushti, indoneziani eshte pare perseri ne qytet. Jemi shume prane ktheses historike qe po pritet te ndodhe prej kohesh. Gazzetta dello Sport titullon: “Inter, po luhet e ardhmja. Rifillojne tratativat me Morattin.

Me pas vazhdohet: “Kjo ardhje eshte pjesa e pare e 10 diteve kyc per te ardhmen zikalter. Nga ndryshimi i pronesise kalon drejtimi i merkatos, me skuadren e Mazzarrit qe pas veshtiresive ne Amerike, duket se ka nevoje per perforcime. Rikthimi i Thohir ne Milano paraqet shtysen e shumepritur. Eshte mengjesi i nje epoke te re?

Carlo Laudisa, kryeredaktor i Gazzetta konfirmon kete nepermjet profilit Twitter ku shkruan: “Tratativa me presidentin zikalter futet ne fazen finale. Eshte nje moment historik per klubin zikalter.” Eshte thene gjithmone qe firmat do te vinin pas mesit te gushtit, dhe keshtu ka qene. Manjati ka qene i perpikte, dhe kete rradhe ka udhetuar drejt Milanos i shoqeruar nga familja. Marreveshja duhet te mbyllet brenda pak ditesh dhe sipas Sky Sport, i cili konfirmon ardhjen e tij ne Milano, kuota qe Thohir do te marre do te jete me e madhe se 65%, dhe do te shkoje rreth 75%.

Sky shton qe Moratti eshte i gatshem ti leje hapesire pronesise te re edhe ne merkato. Ne ditet e fundit, Branca dhe Ausilio ishin me pushime, ndoshta sepse e dinin qe ardhja e Thohir do te ndodhte brenda disa oresh. Tani tratativat ne merkato mund te marrin nje nxitje, per te evituar nje tjeter vit si ai i shkuari. Do te kerkohet te kenaqen deshirat e Mazzarrit per te kompletuar skuadren, me blerjen e nje mesfushori dhe nje lojtar krahu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.