Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,662 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir i cuditur nga Mazzarri. Per te…

Thohir i cuditur nga Mazzarri. Per te…
Andi Prifti

Thuhet gjithmone ne, nje president kur blen nje skuader, ka tendecen per te sjelle njerez te rinj dhe mbi te gjitha nje trajner te ri.

Sipas Corriere dello Sport, nuk do te jete keshtu me Walter Mazzarrin. Manjati, perkundrazi, ka mbetur i mahnitur nga puna e ish-trajnerit te Napolit, i cili po ben shume mire tek Inter. Por ka dhe me shume: nese qe tani e deri ne janar progresi i ekipit do rritet dhe do konfirmohen rezultatet e ketyre ndeshjeve te para, Thohir do t’i propozoje Mazzarrit nje rinovim kontrate. E gjitha kjo dhe me mendimin e Massimo Morattit, i cili e ka zgjedhur Mazzarrin personalisht dhe eshte nje admirues i madh i tij per menyren e te punuarit qe ka treguar ai keto muaj ne Pinetina.

Ideja e presidentit te ri eshte ajo qe ta beje Mazzarrin njeriun qe mund t’i besoje projektin e tij per zikaltrit, me shume se nje personazh tjeter ne orbiten e Interit, Sabatini, qe ka qene gjithmone nje tifoz i teknikut. Gjithmone sipas Corriere dello Sport, Mazzarri ka dhe nje vit e gjysme kontrate me Interin dhe sezonin e ardhshem do fitoje 3,8 milione me shume bonus lidhur me rezultatet e skuadres (Scudetto, kualifikimi ni Champions League dhe vendosjet e mundshme ne Kupat Europiane). Gjetja e nje marreveshjeje nuk do jete problem nga ana ekonomike sepse trajneri toskan ka kuptuar se tek Interi ka aq potencial sa per te fituar ate Scudetto qe, pas nje karriere me rezultate te medha, do t’i lejonte te mbyllte rrethin.

Kjo ‘martese’ eshte e destinuar te vazhdoje. Tani mbetet per tu pare nese zgjatja e kontrates do behet ne fund te ketij sezoni apo perpara fillimit te sezonit tjeter, sepse indonezianet nuk duan qe te nisin sezonin 2014-15 me trajnerin ne skadence kontrate.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.