Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,436 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir i heshtur, i zhgenjyer dhe i nxehur. Ne fund te ndeshjes ka pasur nje takim me Mazzarrin dhe Fassonen

Thohir i heshtur, i zhgenjyer dhe i nxehur. Ne fund te ndeshjes ka pasur nje takim me Mazzarrin dhe Fassonen
Ardi Deda

I heshtur, i zhgenjyer dhe i nxehur. Keshtu pershkruhet humori i Erick Thohir nga Gazzetta dello Sport. Rezultati 4-1 i pesuar nga Cagliari ka lene shenje ne pasditen e indonezianit, i cili priste perseritjen e suksesit me Atalanten.

“I nxehur, por pa humbur ate racionalitetin aziatik qe ne nuk do e kuptojme kurre. Sepse nese nje njeri i apasionuar si Massimo Moratti – qe dje nuk ishte ne Meazza – pas ndeshjes do ti kishte shkundur lojtaret e tij, Erick Thohir ka kerkuar te coje mesazhe pozitive pavaresisht kater shuplakave te mare ne shtepi nga skuadra e fundit ne klasifikim”, shpjegon Gazzetta. Ne fund te ndeshjes, Mazzarri dhe Ausilio jane alternuar ne deklarata, duke zbatuar plotesisht strategjine e policit te mire dhe policit te keq. Nderkohe Thohir ka thene te tijen balle per balle me grupin.

“Dhe fakti qe presidenti e ka lene San Siron dy ore pas perfundimit te ndeshjes – ndersa zakonisht iken menjehere – do te thote qe nuk eshte i papershkueshem nga atmosfera. Eshte e vertete qe kishte miq qe kane kaluar javen me te midis Milanos dhe Romes, por Erick Thohir ka kerkuar te flase dhe te kuptoje me stafin e tij persene e nje kolapsi te tille. Pas nje blitzi tek skuadra ne pushim, manjati ne fund te ndeshjes ka zbritur me drejtorin e pergjithshem Fassone per te folur balle per balle me Mazzarrin. Ka qene rasti per te rene dakord edhe per linjen qe duhet mbajtur jashte. Me pas Thohir ka patur nje takim te shpejte me drejtuesit”, lexhohet. Dhe tani pritet nje reagim, me pare ne Evrope dhe me pas ne Firenze, ndeshja e fundit e turit te pare te forces te sezonit. Kjo humbje nuk eshte kaperdire nga askush, aq me pak nga presidenti.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.