Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,717 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: Inter, cfare rasti! Doja me te mirin, nuk mund te merrja West Ham. E di qe duhen lojtare krahu.”

Thohir: Inter, cfare rasti! Doja me te mirin, nuk mund te merrja West Ham. E di qe duhen lojtare krahu.”
Xhorxh Gellci

Erick Thohir, aksionisti i ri i mazhorances tek Inter, kthehet te flase nga Indonezia. E ben me rastin e Summit Investor ne Surabaya, ku ka shpjeguar edhe motivet qe e kane shtyre te marre klubin zikalter, dhe jo nje klub anglez ose spanjoll:

Kompeticioni futbollistik ne Itali, shpesh-here erresohet nga ai spanjoll ose anglez, por une preferoj futbollin italian. Ne Spanje dominojne gjithmone dy klubet e zakonshme, Real Madrid dhe Barcelona, ndersa ne Premier League ka me shume dhe te gjithe kane nje shendet te mire ne aspektin financiar. Por nese zgjedh te ble nje klub – ka shpjeguar Thohir, – e bej per emrin e madh dhe per historine. Nuk mund te blej nje klub qe nuk i ka keto dy karakteristika, do te ishte nje humbje. Pse, per shembull, duhet te blija West Ham? Interi ka nje emer te madh dhe eshte nje mundesi e shkelqyer, kishte te gjitha kushtet e duhura per t’u blere. Ka nje histori te rendesishme ne Europe dhe ne bote.

Manjati indonezian ka folur edhe per merkaton, duke treguar se eshte shume i informuar per ceshtjet zikalter: “E di qe Interit i duhen lojtare krahu, si ne te djathte edhe ne te majte – ka pranuar. – Nje indonezian? Nuk besoj se jane te gatshem per te luajtur ne nivelet qe Interi kerkon, nuk jane akoma ne gjendje te plotesojne mungesat ne ate rol. Tani per tani, nuk besoj te sjell lojtare indoneziane tek Interi, por nese do e beja, do te synoja moshen nen 16 vjec, qe te mund te zhvilloheshin tek ekipet e moshave dhe pastaj ndoshta te kishin sukses si profesioniste. Ne kete aspekt, mendoj se do ishte me mire te testoheshin tek DC United. Merkatoja? Kur dikush shkruan qe dua kete ose ate lojtar, po thote dicka jo te vertete. Merkatoja eshte e mbyllur dhe une nuk kam folur asnjehere me asnje. Para se te vendos te blej dike, duhet te flas me Morattin dhe me trajnerin.” – ka siguruar.

Dicka edhe per futbollin italian, te cilin Thohir e pelqen shume prej kohesh: “Jam i sigurt qe do te kthehet te shkelqeje brenda dy vjetesh, jane te gjitha mundesite qe kjo te ndodhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.