Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,736 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Inter ideal ne 2-3 vjet. WM meriton nje shans. Per Cuchu dhe stadiumin…”

Thohir: “Inter ideal ne 2-3 vjet. WM meriton nje shans. Per Cuchu dhe stadiumin…”
Ardi Deda

Ne nje forum me tifozet sportive, Erick Thohir nepermjet Gazzetta dello Sport i eshte pergjigjur nje game shume te gjere pyetjesh, qe variojne nga Interi tek futbolli italian.

Ne nje Lige si kjo dhe me nje burokraci si ajo italiane, cilet jane sektoret ku mund te permiresohemi per tu afruar te ardhurave qe arrijne te mbledhin klubet e medha europiane?

“Ne dy gjera Lega Calcio duhet te diskutoje se bashku me klubet. Nje: te drejtat televizive, objektivi eshte i qarte duhet ti rrisim ato. Me kontraten qe kemi lidhur me Infront kemi nje garanci minimale por per te drejtat nderkombetare, ne krahasim me ligat e tjera, vlerat e Serise A jane akoma te ulta. Per ti rritur keto te drejta nevojitet qe oraret e disa ndeshjeve te jene me te pershtatshme per tregun aziatik dhe amerikan. Per trevjecarin 2015-2018 do te jene vendimtare dritaret e se shtunes apo te dieles pasdite, qe do te thote oret e para ne Azi. Dy: liga duhet te ndihmoje klubet ne diskutimet me parlamentin dhe entet lokale per ta bere me te lehte ndertimin e stadiumeve te rinj, qe eshte sfida e vertete e futbollit italian per vitet e ardhshme. Eshte e rendesishme, per zhvillimin e Serie A, qe liga te jete ne krah te anetareve te saj”.

Seria A do te kthehet me ne lavdine e meparshme?

“Nese te gjithe do te punojme fort, besoj se do tia dalim brenda 5 viteve. Ka menaxhere te rinj qe jane vendosur si Barbara Berlusconi dhe Andra Agnelli dhe investitore te rinj si une dhe Pallotta. E gjitha kjo po na ndihmon per te zgjeruar vizionin strategjik te klubeve”.

Shume here keni thene, interesi i te rinjve duhet te perkoje me zgjedhjet e trajnerit. Mazzarri ju jep garancite per projektin e te rinjve?

“Ne fillim duhet te kuptojme njeri-tjetrin, presidenti dhe trajneri duhet te besojne tek njeri-tjetri. Ne fund Mazzarri ka treguar qe beson tek Kovacic dhe Icardi, keshtu qe ka treguar se beson tek projekti qe dua te coj perpara. Vitin e ardhshem do te perfshijme te rinj te tjere, por duhet ti balancojme me lojtare me eksperience”.

Nuk ju duket se Mazzarri eshte i papershtatshem per te administruar nje skuader te madhe?

“Do te shihen rezultatet e sezonit te ardhshem. Mazzarri ka regjistruar nje sukses ne rritje ne skuadrat qe ka drejtuar perpara Interit. Duhet ti japim nje shans, ne kete tranzicion te skuadres eshte trajneri i duhur per tu rritur me ekipin”.

Si do ia beni per te investuar ne merkato dhe per te perforcuar skuadren dhe ne te njejten kohe te respektoni kufizimet e fair play financiar qe e sheh Interin ne rrezik per tu ndeshkuar?

“Eshte nje sfide e madhe per kete dhe per sezonet e ardhshme. Ne janar kemi marre Hernanes, qe ka qene shume i rendesishem per mesfushen, dhe D’Ambrosio, nje konkurrent i mire per Nagatomo dhe Jonathan. Sezonin e ardhshem duhet te blejme duke menduar dhe per rregullat Uefa, me minimumin 8 futbolliste “lokale”. Duhet te bejme merkato duke respektuar rregullat dhe duke permiresuar organiken cdo vit”.

Pse projekti i stadiumit te ri eshte lene menjane, per tiu dedikuar vetem restaurimit te San Siro?

“Do te fillojme te merremi me projektin e stadiumit sezonin e ardhshem: do te diskutojme nese do te qendrojme ne San Siro apo te ndertojme nje impiant te ri. Me pare kemi pasur prioritete te tjera. Nuk mund te behet gjithcka ne nje dite!”.

Cilet kane qene arsyet qe nuk keni rinovuar kontraten e Cambiasso?

“Sigurisht, jo sepse nuk respektojme legjendat tona. Duam te arrijme moshen mesatare 26,5 vjec dhe gjithashtu te reduktojme nivelin e pagave. Te heqesh dore nga persona si Cambiasso dhe Samuel nuk ka qene e lehte, por ne kete moment duhen marre vendime”.

Brenda kater vitesh mendoni se do te jeni me afer Interit “tuaj” ideal?

“Per dy-tre vjet. Pas muajve tone te pare, sezonet e ardhshme do te te jene te rendesihme per rritjen e skuadres. Do te synojme ne rritjen e te ardhura per te filluar me pas shpenzimet”.

Blerja e nje top player per te rritur komercialitetin dhe abonimet dhe per te forcuar marken mund te jete zgjedhja e duhur?

“Marka e Interit eshte e njohur ne bote, por nuk kemi perfshirjen e duhur te tifozeve jashte Italise, per shembull ne Azi dhe Amerike. Hapi i pare eshte te forcojme kete lidhje, me pas kur te jete momenti do te nevojitet blerja e lojtareve te duhur jo vetem per biznes por natyrisht edhe per ne fushe”.

Perse nuk ktheni himnin “Pazza Inter”?

“Jemi duke folur per kete ne shoqeri dhe do te marrim nje vendim perpara fillimit te sezonit te ardhshem. Duhet te kuptojme mire ceshtjen qe ka te beje me te drejtat e autorit. E rendesishme eshte qe tifozet te kuptojne qe Inter eshte i te gjitheve: as i imi, as i lojtareve, as i trajnerit”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.