Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,177 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir-Inter, ja ku jemi. Ne Milano ne fundjave. Ja roli i Morattit.

Thohir-Inter, ja ku jemi. Ne Milano ne fundjave. Ja roli i Morattit.
Xhorxh Gellci

Sipas Gazzetta dello Sport, ky eshte lajmi i oreve te fundit: zbulimet e bera flasi se Thohir do te jete ne Milano kete fundjave.

Pastaj zerat e zakonshem. Moratti vazhdon te perhape kujdes, ndoshta akoma i cuditur nga deshtimi i tratatives me kinezet ne momentin e fundit. Por faktikisht, tratativa me manjatin indonezian vazhdon pa asnje nderprerje. Duket sikur Thohir i ka bere pershtypje presidentit zikalter, duke u treguar nje persion serioz dhe entuziast, por me ekuilibrin dhe modestine per te pranuar qe do te jete themelore shfrytezimi i njohurive dhe eksperiences te atyre qe kete klub e njohin shume mire. Dhe ndjente drejtesisht pergjegjesine shume te madhe per te mos gabuar nje levizje. dhe tani mund te pranohet qe kerkohet menyra per te punuar bashke per te miren e Interit.

Pak nga pak po formohen edhe strukturat e tjera te shoqerise. Moratti do te ngelet president, dhe jo me detyra burokratike, por nje president i mirefillte, me fuqi vendimmarrese. Jo vetem, do te ngelet edhe pike referimi per tifozet dhe vazhdimesia e familjes te tij brenda Interit do te garantohet nga djali Angelo Mario. Thohir do te kete 75% te kuotave. Qe kjo te ndodhe menjehere ose ne 2-3 muajt e ardhshem duke futur nje opsion automatik dhe nisjen me 40% ngelet per tu pare. Por ceshtja eshte aq e avancuar, sa nese nuk do te kete ndonje problem mes keshilltareve te ndryshem, manjati do te vije vete ne Milano per te firmosur.

Dje Massimo Moratti foli me gazetaret per gjithcka pervec se per Thohir. Por presidenti zikalter, i eshte pergjigjur disa pyetjeve me mikrofona te mbyllur. Kuptimi i ketyre pergjigjeve sillet nga Gazzetta dello Sport, e cila shkruan: “Ajo qe filtron nga presidenti eshte qe kohet per mbylljen e tratatives jane te ndryshme nga ato qe lexohen ne gazeta, por ne keto momente nuk mund te beje asgje tjeter pervec se nje shitje te menjehershme te shumices. Por, faktikisht, Moratti ka dhene nje konfirmim qe diskutimi eshte ne faze shume te avancuar, kur ka shpjeguar dicka mbi dinamiken e partneritetit te ardhshem me manjatin indonezian.” – mbyll Gazzetta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.