Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,580 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Inter, me Suning fillon nje ere e re. Borxhet jane zvogeluar, te ardhurat rriten dhe…”

Thohir: “Inter, me Suning fillon nje ere e re. Borxhet jane zvogeluar, te ardhurat rriten dhe…”
Bujar Berishaj

Erick Thohir, president i Interit, kthehet te flas per kalimin historik te pronesise se Interit te Suning Holdings Group per mikrofonat e agjensise kineze Xinhua duke shpjeguar motivet qe kane shtyre drejt zgjedhes se Zhang Jindong, si partner ideal te cilit i eshte besuar shumica e klubit zikalter:

“Kerkoja nje aksionar qe kishte nje background biznesi, por qe e do futbollin. Zhang beson te projekti jone, me kete partnership te ri do te nis nje ere e re per klubin. Ne Kine ka me shume se 100 milione tifoze te Interit, duhet qe te jemi prezent aty, absolutisht.

Thohir ka siguruar edhe per anen financiare te Interit: “Ne dy vitete e fundit borxhet jane zvogeluar, kurse te ardhurat po rriten”.

Manjati indonezian ka precizuar qe ky partnership do te kete reflektimet e tij edhe ne territorin kinez: “Filozofia e Inter nuk eshte vetem ajo e lidhur me biznesin, te jesh prezent ne Kine do te thote te krijosh kushtet per te zhvilluar nje ambient te favorshem per rritjen e futbollit ne vend. Sunging ka dhene pelqimin per ndertimin e nje akademie te dyte te saj ne Kine, duke pare qe ne kemi nje ketu ne Itali dhe eshte nga me te mirat ne Evrope. Do te jete interesante te fillohet nje projekt i dyte qe shpresojme mund te nis ne mars ose prill 2017”

Nje akademi qe sipas Thohir do te ndihmoj per krijimin e talenteve dhe lojtarve me kualitet te madh: “Mendoj qe Kina, me 1 miliard e 300 milione banoret e saj, ka nje potencial shume te madh”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.