Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

947 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir-Inter, firma per 7-15 dite. Rreziku, shtyrjet dhe merkato(e munguar)…

Thohir-Inter, firma per 7-15 dite. Rreziku, shtyrjet dhe merkato(e munguar)…
Donald Elmazi

Nuk ka mbaruar akoma, por mungon me te vertete shume pak. Pas nje seri shtyrjesh dhe pauzash qe dukeshin infinite, tratativa per shitjen e paketes se mazhorances te FC Internazioales drejt Erick Thohir eshte gati ne perfundim.

Koha per firmat midis paleve, pas disa rreshqitjeve, do jete per 7 apo 15 dite. Me sigurta brenda shtatorit edhe pse historia e kesaj ceshtjeje na meson qe asgje nuk eshte e sigurte. Burime afer kesaj tratative trasmetojne shume optimizem, tashme jemi te klasikja e detajeve te fundit qe i paraprijne te bardhes mbi te zeze. Tjeter aspekt sinjifikativ eshte edhe vendi ku do te mbahet takimi per firmat: nuk eshte e thene qe te jete Milano apo Londra sic thone edhe disa organe informacionesh. Gjithashtu ky eshte nje detaj qe palet po vendosin keto dite.

Duke iu kthyher kesaj historie te tratatives me te rendesishme qe do i privoje familjes Moratti pronesine e klubit, vlen te nenvizojme qe pas te dhenave fillestare ka qene korriku muaji me i nxehte, pikerisht kur Erick Thohir ka zbarkuar ne Milano me qellimin per te mbyllur marrveshjen dhe per tu kthyer ne Indonezi si pronari i ri i Interit. Qellimi mbeti thjeshte virtual, sepse menjehere sapo takoi palen zikalter, manjati i Mahaka Media ka vene re nje divergjence idesh mbi menaxhimin e dirigjences zikalter. Problematika qe per pak sa nuk kane vene ne rrezik tratativen, vetem deshira e mira i ka bere “aktoret” te reflektojne ne distance. Ne ato dite nga deklaratat e leshuara nga manjati Indonezian  binte ne sy nje “Do te kthehem shpejt ne Milano” dhe “Lutuni per zgjidhjen e mire te marrveshjes”.  Fjale politike shume korrekte.

Seria e dyte ne Gusht, kur pas blitz-it te dyte milanez te Erick Thohir, qe me pas doli nje bllof mediatik (Ishte vellai i tij Garibaldi me pushime), dolen zerat per te tjera pengesa lidhur me metoden e blerjes se shoqerise (kerkohej te futej nje shoqeri e trete per te menaxhuar kuotat e Thohir dhe Roeslani, me dyshimin qe do futej edhe pjesa e mbetur e Morattit) dhe riplanifikimi i borxhit. Divergjenca qe kane shtyre perseri takimin per firmat ne kontrata, duke bere qe disa media te hipotezojne mbi shkaterrimin e gjithckaje, qe asnjehere nuk ka ndodhur. Duhet te nenvizojme se prezenca e disa pengesave ne definicionin e marrveshjes dhe fakti qe ndermjetes midis Morattit dhe Thohir kane qene dy studiot ligjore, ka shtyre me shume kohet duke influencuar dhe blerjet ne merkato te Interit.

Ne fakt eshte hipotezuar shume gjate per pronarin e ri qe do mund te bente nje dhurate mireseardhje per tifozat interiste, duke financuar blerjen e nje futbollisti me nje nivel te paarritshem per momentin nga kasat zikalter. Idea ka humbur force me kalimin e kohes dhe me shtyrjet e vazhdushme per firmen, saqe edhe palet kane hequr dore. Shpresa e fundit ishte ajo e mbylljes se marreveshjes brenda 25-26 gushtit, por kohet nuk e kane bere te mundur qe te konkretizohet kjo gje. Vete Thohir ka preferuar te braktise kete mundesi duke e shtyre nderhyrjen e tij per merkatot e tjera sepse nuk ka dashur te jete pjese e nje merkatoje qe nuk ka qene pjese e saj. Ne kete kohe, njerezit e merkatos te Interit kane bere levizjet duke respektuar parametrat financiare te rena dakord me Indonezianin, per te mos shtuar deficitin e nje bilanci te aprovuar nga vete “aktoret”.

Tani nuk mbetet vetem te presim qe ceshtja e kalimit te pronesise nga Massimo Moratti tek Erick Thohir te konkretizohet. Nje vere plot me shpresa po kondensohet ne 7-15 ditet ne vazhdim dhe me pas mbetet vetem pjesa burokratike. Perpos kujdesit te Presidentit per te verifikuar cdo detaj te kontratave perpara se te shese kutoat e mazhorances, ka qene dhe pasioni i manjatit nga Xhakarta qe gjithsesi dikush e ka vene ne diskutim. Nese nuk do te ishte i bindur per te blere Interin, atehere do ishte terhequr qe ne korrik, ne impaktin e pare me nje realitet qe e priste ndryshe. Megjithate ai eshte akoma aty, gati per te vene te zezen mbi te bardhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.