Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,695 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Kemi ambicie te medha. Do te marim nje mesfushor dhe nje sulmues. Per WM dhe Moratti them…”

Thohir: “Kemi ambicie te medha. Do te marim nje mesfushor dhe nje sulmues. Per WM dhe Moratti them…”
Ardi Deda

Interviste ne 360 grade per presidentin e Interit Erick Thohir ne Gazzetta dello Sport. Manjati indonezian, ne tarracen e hotelit me te vecante te qytetit, me pamje nga Georgetown zbulon gjithcka per Interin e ri. Ja dhe fjalet e numrit nje zikalter:

President, jeni i kenaqur per menyren se si po lind Interi i ri?

“Kam besuar gjithmone qe nevojitet nje grup i forte, brenda dhe jashte fushe. Drejtuesve qe ishin dhe qe ishin duke bere mire, u kemi shtuar njerez si Michael Bolinbroke, Claire Lewis, Dan Chard (sapo eshte zyrtarizuar pergjegjesi i ri i shitjeve nderkombetare) dhe Luca Innocenti. Jane zgjedhur jo sepse jane miqte e mi, por prej nje karriere te pasur me suksese. Nese me pyesni nese jam i kenaqur, ju them qe po por eshte heret per te arritur ne perfundime. Do te shohim rezultatet e para brenda pak muajsh. Ne futboll nuk ka siguri. Duhet te punojme shume, te japim me te miren”.

Revolucioni ne shoqeri mund te konsiderohet i kompletuar?

“Mund te kemi nderhyrje te reja, por ndonjehere eshte e drejte te ngrish ne pozicion ate qe me pare ishte pjese e grupit. Ausilio eshte shembulli me i spikatur”.

Cfare mund te na thoni per super takimin e se henes?

“Ka qene nje takim i rendesishem. Kjo, edhe per shkak se disa drejtues nuk njiheshin ndermjet tyre. Kemi hedhur bazat e nje projekti trivjecar ne te cilin dua qe te gjithe te ndjehen te perfshire, duke ditur se cfare bejne te tjeret. Jemi shume te qarte ne nivel objektivash dhe ne gjerat per tu permiresuar”.

Mund te themi qe shoqeria juaj e re eshte bere funksionale me kete takim?

“Do te fillojme nga 1 gushti. Gjithmone i kam shpjeguar familjes Moratti se cila do te ishte strategjia ime ne muajt e ardhshem”.

Per sa i perket familjes Moratti, i kishit ftuar ne takim?

“Sigurisht, por ata kane thene qe me pare ishte e rendesishme qe drejtuesit e rinj te njiheshin ndermjet tyre. Do te shihemi ne mbledhjen e keshillit ne fund te gushtit. Jane persona te medhenj. Nuk duan te shfaqen, por mbeten te azhornuar per cdo gje”.

Magjithate Massimo Moratti te ben te kuptosh qe tashme ka pak ndikim, ndersa ju insistoni qe roli i tij eshte i rendesishem. Ku eshte e verteta?

“Moratti eshte vertete i rendesishem, por tani duhet te respektoj pozicionin e tij. Tani preferon te mos nderhyje ne vendimet e mia. Por eshte gjithmone aty dhe kete e tregon fakti qe kur dikush sulmon shoqerine ai eshte gati per te reaguar, dhe per te mare pozicion. Ka qene lideri i klubit per 18 vite, edhe une do te beja si ai. Me pas eshte e vertete qe ndonjehere ka dallime, por e rendesishme eshte qe te perballemi ne gjithcka. Shpesh nga perballjet lindin zgjidhje fituese per klubin. Nese argumenton per dicka, do te thote qe e keni perzemer”.

Ne takim keni folur edhe per merkato?

“Jo, perditesohem vazhdimisht nga Ausilio. Merkato eshte akoma i gjate. Edhe per kete nuk mund te fiksojme akoma nje objektiv te ndryshem nga Europa League per sezonin e ardhshem”.

Keshtu nuk doni te nominoni Champions League?

“Jo me pare se te kemi mbyllur merkaton dhe te kem pare se cfare do te bejme ne ndeshjet e para zyrtare. Eshte e kote te bejme shpallje tani, edhe pse do ta provojme ne cdo menyre. Kemi ambicie te medha”.

Edhe pse te reduktoni diferencat me Juve, Roma dhe Napoli nuk do te jete e lehte.

“Per te bere nje skuader te forte nuk mjafton te veme se bashku futbolliste te forte. Shume varet per nga menyra se si grupi lufton se bashku. Ju sjell shembull nga Costa Rika, por edhe nga DC United  i im, qe ishte i fundit vitin e kaluar dhe tani eshte ne krye. Me pas eshte e qarte qe nevojiten kampione. Nese ne janar nuk do te kishim mare Hernanes ndoshta nuk do te kishim ikur ne Europa League”.

Mendoni se pa Conten Juve humbet shume?

“Ata mbeten nje nder favoritet. Por cdo klub ka strategjine e vet. Ne duam nje organike te forte, por te ekuilibruar ne moshe dhe ne role te ndryshme. Te mbash lojtare te tepert nuk i ben mire askujt”.

Besonim se Inter mund te blinte vetem pasi te kishte shitur. Nderkohe nuk eshte shitur akoma asnjeri.

“Kemi likuiditet per te levizur gjithsesi, por nevojitet nje ekuiliber ne bilanc. Sigurisht nuk mund vetem te blejme”.

Tifozet presin nje top player.

“Por nuk duam te marim ndokend qe mund te krijoje probleme ne brendesi te grupit. Per cfare duhet te marim nje yll nese me pas i ben hije nje top playeri potencial si Kovacic dhe Icardi. Mund te sherbeje nje emer me pak i bujshem, por me pervoje dhe me funksional ndaj projektit. Duke patur parasysh, qe duke kaluar playoff, kete vit jemi te impenjuar ne tre fronte”.

Medel do te vij me siguri apo Behrami mund te jete alternativa?

“Jemi akoma duke diskutuar ne disa detaje dhe nuk bejme lajmerim perpara firmave. Me pas eshte e qarte qe duhet te mbajme nen kontroll edhe disa prej alternativave. Nuk bej emra ne pergjithesi, por disa lojtare qe na kane thene jo per te ardhmen kane per tu penduar”.

Jovetic, Lamela dhe Cerci jane objektiva te pamundur?

“Nuk e dime, merkato eshte e hapur. Gjeja e rendesishme eshte te respektojme klubet e tjera. Per kete nuk dua absolutisht qe drejtuesit e mi te flasin me lojtaret perpara se me shoqerite e tyre”.

Me Medel dhe Osvaldo merkatoja juaj mund te konsiderohet e mbyllur?

“Eshte e qarte qe duhet te marim nje mesfushor dhe nje sulmues. Por te bejme emra nuk do te ndihmonte strategjite tona”.

Sonte (mbreme) luani kunder Manchester United te Hernandez. Chicharito eshte nje objektiv i juaji?

“Tek United po ndodhin shume ndryshime. Do te jete e dobishme te shohim ne veprim futbollistet e tyre dhe me pas te flasim me drejtuesit. Ndoshta flitet per Hernandez, me pas ndoshta nga Red Devils ne fund marim nje mesfushor…”.

Cfare keni pare nga ndeshja  e se shtunes kunder Real Madrid?

“Me ka pelqyer intensiteti i skuadres, deshira per te luftuar. Edhe pas golit te Bale ne shikimin e lojtareve nuk kam pare panik, por vendosmeri per te korrigjuar. Edhe nese do te kishim humbur 4-0, eshte e rendesishme te kemi kete aftesi per te qene skuader. Per te bere nje sezon te madh nevojitet qe cdo komponent te shkoje ne maksimum. Do te jete thelbesor edhe puna ne Pinetina. Ne stervitje por edhe brenda grupit, ku nuk dua te krijohen klane ose grupe”.

Tifozet kane frike se duke qene se jentoni nga ana tjeter e botes nuk do mund ti qendroni prane skuadres.

“Do te vij nje here ne muaj, por jo me shume se tre here ne muaj si vitin e kaluar (qesh). Nuk shoh DC United prej muajsh, jane ata qe rrezikoj ti le pas dore. Ne fund te fundit kam dy “femije”… Dhe ne kete kuptim eshte e rendesishme te kem drejtues mbi te cilet te besoj verberisht, qe mund te marin ndonje vendim ne menrye autonome”.

Keni folur me skuadren?

“Kam pare skuadren te dielen ne stervitje, duhet ti takoja per darke te henen por jane stervitur deri vone. Do ti pershendes perpara ndeshjes kunder Manchester United”.

Keni folur me Mazzarrin? E keni gjetur me te relaksuar pas rinovimit te kontrates?

“Te henen ishim ne autobuz se bashku dhe e ngacmoja. Me pelqen karikimi qe jep ne ndeshje dhe duke e pare qe qeshte shpesh i thashe se isha i shqetesuar se nese ai qesh skuadra relaksohet. Isha duke bere shaka, natyrisht, por me te vertete dua qe grupi te kete te njejten fytyre prej beteje qe ka Mazzarri. Nje qe nuk relaksohet asnjehere per cdo gje, kerkon gjithnje me te miren. Eshte pjese e karakterit te tij”.

Keni folur edhe per modulin me tre ose kater mbrojtesa?

“Sigurisht, do ti perdorim te dyja se bashku. Por me siguri nuk ka nje formule fituese”.

Flitej per top player. Mund te jete Vidic?

“Perseris qe shpresoj qe te behen Kovacic dhe Icardi. Nemanja eshte nje lider, ashtu si Hernanes dhe futbolliste te tjere me pervoje qe mund te ndihmojne shoket. Ndeshja kunder Realit ka konfirmuar se Vidic eshte nje luftetar”.

Cfare pershtypje ju kane lene blerjet e tjera te reja?

“Dodò eshte vertete emocionues, ben levizje qe ndezin publikun. M’Vila ka nevoje per pak kohe. Dhe kur te flase jo vetem frengjishten do te mund te perfshihet me shpejt”.

Do te jete Interi i pare i vertete i Thohir, por edhe pa argjentinas. Perse nuk keni rinovuar me Cambiasson?

“Duke patur parasysh qe jane akoma shume argjentinas dhe Zanetti zevendes president, ishte nje ceshtje e moshes mesatare, duke pare qe kemi tashme dike mbi 30 vjec dhe te tjere afer kesaj moshe. Edhe per kete kemi mare persona si Dodò dhe M’Vila, qe jane me pak se mosha mesatare 26,5 vjec qe e kemi si objektiv. Pastaj kemi menduar se mbi te gjitha ne ate pozicion nevojitej lojtare te rinj mbi te cilet te ndertohej nje projekt taktik. Duam nje grup baze qe te jene se bashku per vitet e ardhshme. Nuk mund te vononim ndryshimin”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.