Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,122 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Kemi ndertuar nje Inter te mire, por merkato nuk ka perfunduar akoma. Shpresoj qe Tavecchio te mund te ngreje serish lart Serine A”

Thohir: “Kemi ndertuar nje Inter te mire, por merkato nuk ka perfunduar akoma. Shpresoj qe Tavecchio te mund te ngreje serish lart Serine A”
Ardi Deda

Pasi eshte kapur ne aeroportin e Madridit, Erick Thohir eshte shprehur perpara mikrofonave te gazetareve qe e prisnin ne Malpensa, ku ka zbarkuar pak minuta me pare. Presidenti i eshte pergjigjur pyetjeve qe jane bere nga te pranishmit:

Pas shtjes se Alvarez, do te kerkoni nje sulmues te ri?

“Besojme qe kemi ndertuar nje skuader te mire per te garuar si ne Serine A ashtu dhe ne Europa League. Objektivi yne eshte qe te kemi nje skuader qe ka nje mix te duhur midis te rinjve dhe atyre me pervoje, objektivi eshte mosha mesatare 26,5 vjec dhe e kemi arritur kete objektiv. Kemi perforcuar mbrojtjen ne cdo repart me Vidic, Dodò, M’Vila. Jemi te kenaqur, por me siguri merkato nuk eshte mbyllur akoma dhe kemi ndonje diskutim te hapur, keshtu do te shohim te bejme me te miren per Interin”.

Lavezzi eshte i mundshem ne rast shitje te Guarin?

“Duhet te qendrojme te kujdesshem ne aspektin financiar dhe per FPF. Eshte e rendesishme per ne te mbrojme interesat tona, per disa klube nuk eshte e mundur per shkak te kesaj rregulle te blejne futbolliste dhe per te luajtur ne kompeticionet evropiane duhet te respektojme parametrat. Duhet te shohim nese te shesim dhe te blejme futbolliste ne ditet e ardhshme, do te vleresojme situatat me te mira”.

Mendoni se eshte reduktuar boshlleku me tre pozicionet e para?

“Lazio ka ndertuar nje skuader te mire, keshtu si te tjerat si Roma, Fiorentina, Juve dhe Napoli. Fakti i te paturit me shume skuadra ne kompeticione evropiane eshte nje gje e mire per Serine A, keshtu numri i tifozeve te klubeve italiane mund te rritet edhe ne pjesen tjeter te botes. Por ne te njejten kohe skuadrat kur te luajne ne Evrope nuk do ta kene jeten te lehte, sepse behet fjale per ndeshje gjithsesi te veshtira. Por e rendesishme per shoqerite eshte qe te ringrihen, kemi nevoje per te gjithe kete per levizjen futbollistike”.

Keni folur me Paris Saint Germain per Lavezzi?

“Per keto gjera do te meren Marco Fassone dhe Piero Ausilio, pervec Walter Mazzarrit. Jemi te mbuluar ne kete aspekt”.

Cfare mendoni per emerimin e Carlo Tavecchio si president i Figc?

“Ai eshte presidenti i ri dhe do te kerkoje te beje dicka per futbollin italian, edhe pse nuk do te jete nje detyre e lehte per te. Gjeja me e rendesishme, sipas meje jane idete, dhe qe Seria A te mund te rritet ne nivel me lidershipin e ri. Per mua nuk eshte nje marreveshje politike, shpresoj qe kampionati italian te mund te permiresohet”.

Shaqiri eshte nje mundesi?

“Nuk ka asnje diskutim ne lidhje me kete”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.