Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,851 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Kthehem brenda 2 javesh. Kovacic? Duhet te rritet. Zanetti? Nuk them qe…”

Thohir: “Kthehem brenda 2 javesh. Kovacic? Duhet te rritet. Zanetti? Nuk them qe…”
Xhorxh Gellci

Erick Thohir ka ndalur te flase me gazetaret prezente jashte zyrave te Saras pas takimit me Morattin: “Si ka shkuar? Jemi partnere prej kater muajsh, besoj se eshte e rendesishme te diskutojme per temat qe i perkasin shoqerise. Kemi bere nje diskutim te mire, nuk ka asnje ndryshim. Eshte nje proces qe po ecen se bashku me drejtuesit e klubit. Duhet kohe. Megjithate nuk kemi diskutuar per ndonje gje specifike.”

RAPORTI – “Kemi patur gjithmone nje raport te mire me familjen Moratti. Kam nevoje per nje partner lokal dhe besoj qe kur mister Moratti dhe familja Moratti me kane zgjedhur, donin nje person te besueshem, nje punetor qe ndante te njejtin vizion me ta.

ZANETTI – “Kam premtuar qe do e takoja gjate ketyre udhetimeve por ka patur takime me bankat, me Nike, me Mazzarrin, dhe me shoqeri te tjera. Nuk them qe takimi me Zanettin nuk eshte i rendesishem, e respektoj, por ndonjehere detyrat dhe takimet shtohen shume.

MATERAZZI – “Drejtues? Po ndertojme Inter Forever, po flas me Toldo, Materazzi, Brehme. Po flas me te gjitha legjendat qe kane qene pjese e Interit.

KTHIMI – “Kthehem brenda 2 javesh per takime te tjera. Duhet te pregatitemi per te gjitha sezonet qe do vijne, jo vetem per skuadren dhe per anen tregtare. Po projektojme ndertimin e nje akademie ketu ne Milano, po punojme me kompani qe merren me kete pune jashte Italise. Duhet te kontrolloj gjithcka cdo muaj.

KOVACIC – “Eshte nje lojtar i madh, tekniku po e perdor nga pankina. Duhet te rritet, duhet te tregoje qe eshte i denje per te qene nje titullar i skuadres te pare ne te ardhmen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.