
Thohir: “Mancini trajner i madh. Me ate jemi dakord qe te sjellim lojtar ekspert dhe me talent te Interi”
Erick Thohir kthehet te flas. Presidenti i Interit flet akoma per sezonin e zikalterve dhe ofron granaci ne planin teknik dhe per merkaton. Sajti sundul.com raporton keto deklarata:
“Vendi i katert ishte rezultati me i mire qe mund te arrihej me Interin ne kete kampionat, per sezonin e ardhshem shpresoj qe skuadra mund t’i tregoj dhembet. E ardhmja e Mancinit? Besoj qe ka besimin e duhur per te vazhduar me udheheqjen e skuadres, eshte nje trajner i madh”.
Manjati gjithashtu zbulon qe tashme ka planifikuar strategjine per merkaton e veres ne bashkpunim me teknikun: “Une dhe Mancini kemi pranuar qe te sjellim te pakten tre lojtar me talent dhe ekspert per tre repartet, mbrojtje, mesfushe dhe sulm”.