Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

894 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Mazzarri eshte njeriu i duhur, rezultatet do te shihen ne sezonin qe vjen. Ne Janar…”

Thohir: “Mazzarri eshte njeriu i duhur, rezultatet do te shihen ne sezonin qe vjen. Ne Janar…”
Inter Club Staff

“Projekti jone eshte i qarte, nuk kemi dyshime: Deshirojme nje klub me shendet te plote, kompetitiv ne fushe dhe qe prodhon nje futboll te bukur”, keto jane fjalet e Thohir per Inter.it, pak ore perpara ndeshjes ne San Siro ndaj Chievos, te cilen Presidenti do e shohe ne Xhakarte, sebashku me antaret e Inter Club Indonesia.

“Ne kete sezon – vazhdon ai – kemi nje vit tranzicioni, nuk eshte nje vit zero. Ky eshte viti i fundit i nje cikli fantastik. Era e re per Interin do te nise nga sezoni qe vjen.”

Nje siguri: Walter Mazzarri. Presidenti eshte i qarte: “Mazzarri eshte njeriu i duhur per projektin tone. Kemi besim shume te madh tek aftesite e tij. Eshte vlera jone e shtuar.”

Argumenti merkato: Jane thene dhe jane shkruar shume gjera keto dite. Erick shpjegon keshtu: “Merkato e Janarit eshte nje merkato qe karakterizohet nga okazionet. Tifozet nuk duhet te presin blerje te medha ne nje merkato si kjo e Janarit, por nese do te kemi mundesi dicka interesante do e bejme. Por merkato e Janarit eshte nje merkato rregulluese, nuk mund ti lejosh vetes nje shpenzim te madh ne mesin e nje sezoni, sepse eshte nje rrezik mjaft i madh. Por, tani per tani, ne cdo rast duhet shitur qe te blihet, sepse nuk kemi kushtet e duhura ekonomike per te blere.”

Te ndertojme nje Inter te madh dhe te forte eshte endrra e te gjitheve: “Duam te bejme me te miren tone, duke u impenjuar ne maksimum per tu rikthyer ne kompeticionet Europiane. Tifozet nuk do te presin shume kohe per te pare frutet e filozofise tone. Qe nga sezoni qe vjen, do te arrijme rezultate konkrete ne fushe dhe jashte saj. Duhet pak durim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags