Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,109 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Mazzarri nje punetor i madh por ka nevoje per kohe. Kemi nje baze te mire nga ku te nisemi dhe tani…”

Thohir: “Mazzarri nje punetor i madh por ka nevoje per kohe. Kemi nje baze te mire nga ku te nisemi dhe tani…”
Ardi Deda

I pranishem ne Lisbone per finalen e Champions, presidenti Thohir nuk ka humbur rastin per te folur per Interin dhe “mikun” e tij Moratti. Ja dhe fjalet e tij te sjelle sot nga Gazzetta dello Sport: “Te ndryshoh futbolliste dhe trajnere nuk eshte gjithnje garancia e rezultateve. Per te ndertuar nje skuader te madhe nevojiten te pakten dy vjet, sic kane bere Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid. Skuadra dhe tekniku duhet te qendrojne se bashku gjate. Mazzarri? Eshte nga ata qe punojne fort, dite e nate. Mendon gjithmone per nje rrugetim ne rritje me lojtaret. Edhe tek Napoli ka qene keshtu, por atje ka pasur kater vite per ta bere. Inter? Mendoj se eshte e pozicionuar mire ne fushe, qe pozicionet e lojtareve jane te duhura, por qe shenon pak dhe i mungon shpejtesia ne kundersulme. Duhet te punojme per kete, por nuk eshte e drejte qe une ti kerkoj objektiva pa ditur se cfare merkato do te bejme. Blerje? Nderkohe kemi nje baze solide. Icardi, qe do te rritet, dhe Palacio ne sulm. Hernanes dhe Kovacic ne mesfushe. Handanovic, Vidic dhe Juan Jesus ne mbrojtje. Gjeja e pare qe kemi nevoje eshte nje mesfushor difensiv i forte, nje alla Davids, alla Gattuso: qe te beje presing, te vrapoje dhe luftarak. Ne mbrojtje do te varet nga moduli me te cilin do te luajme, nese me tre apo me kater mbrojtesa. Per tu permiresuar duhet shpenzuar? Kete e di mire. Per kete duhet te shpenzoj ne menyre korrekte: duke respektuar parametrat e Uefa. Keto jane rregullat. Kete kemi filluar te bejme, per shembull, me D’Ambrosio: eshte i zoti, i ri, italian. Me pas Vidic: eshte i forte, vjen nga Manchester United dhe keshtu ka nje eksperience te madhe, do te jete i dobishem dhe per marketingun. Po asnje fjale per merkaton: vetem zyrtarizime, kur nje gje eshte bere, si per Hernanes“.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.