Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,280 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir-Mazzarri, pakte te qarta: eshte merkato qe e konfirmon. Por tani…

Thohir-Mazzarri, pakte te qarta: eshte merkato qe e konfirmon. Por tani…
Ardi Deda

Tani Erick Thohir kerkon pergjigjet. I pretendon nga drejtuesit por i pretendon edhe ne fushe, si nga lojtaret ashtu edhe nga trajneri. Duhet te jete per kete motiv qe edhe Corriere Dello Sport sot paraqet nje Walter Mazzarri ne rrezik ne rast te zhgenjimeve te vazhdueshme. “Konfirmimi i besimit per te tashmen dhe te ardhmen i ardhur te marten permes komunikates zyrtare te Thohir i ka dhene kenaqesi trajnerit, por Walter Mazzarri e di qe vetem me rezultatet e 4 muajve te ardhshem mund te forcoje projektin teknik te lidhur me te dhe qe e filloi veren e shkuar. Nje fitore e vetme ne 10 ndeshjet e fundit eshte nje bilanc jo ne lartesine e Interit edhe ne nje sezon tranzicioni si ky i ketij viti, dhe askush nuk e harron qe ne fillim te sezonit pikerisht fale intuitave te Mazzarri-t i njejti grup kishte shkuar pertej limiteve te tij (25 pike ne 12 jave), nderkohe nga mesi i nentorit me pas kane ardhur ne menyre te njejte zhgenjimet”. Pra, asgje nuk eshte e sigurte pavaresisht garancive.

Alibite dhe merkato– Organika jo shume e shquar, ndonje demtim i tepert sidomos ne sulm, vendimet e arbitrave: keto jane disa nga alibite qe ne Appiano Gentile i dine shume mire. Por nuk mund te jete gjithcka kaq. “Tani qe merkato u mbyll dhe qe solli elemente te afte per ti dhene nje dore skuadres si D’Ambrosio dhe mbi te gjitha Hernanes, lojtare qe stafi teknik i ka kerkuar dhe i ka konsdieruar te rendesishem per projektin, pritet nje ndryshim marshi. Ndoshta jo futja ne Champions League sepse vendi i trete i Napolit eshte larg (11 pike per tu rekuperuar ne 16 ndeshje) edhe vendi i katert i Fiorentines eshte pak larg (8 pike), por eshte e nevojshme qe te pakten Interi te fitoje nje vend ne europe per sezonin 2014-2015.

Kontrata ne projekt– “Mazzarri eshte i lidhur me Interin edhe per 1 vit tjeter kontrate dhe ka nje rroge te rendesishme (3,4 milion euro neto per 2013-2014, dhe 3,8 milion per 2014-2015). Indoneziani ka konfirmuar nen drejtimin e Dc United trajnerin Ben Olsen qe sezonin e kaluar e mbylli kampionatin ne vendin e fundit (gjithsesi duke fituar Lamar Hunt US Open Cup) sepse kishte qellim ti jepte nje shans te dyte trajnerit qe kishte gjetur ne pankine kur kishte fituar paketen e mazhorances. Eshte qellimi i tij te beje te njejten gje me Mazzarrin por qe tani eshte thirrur per te ndryshuar tendencen negative”, nenvizon Corriere Dello Sport. Ne fakt gjithcka te ben te mendosh qe do vazhdohet drejt ketij drejtimi. Nje lloj ‘kontrate ne projekt’ per trajnerin nga San Vincenzo, i thirrur per te vleresuar organiken dhe per te sugjeruar blerje te reje pikerisht sic beri ne janar. Gjithcka e qarte, por asnje shaka: nje vit i trete po i njejte mund te hedhe ne ere cdo lloj programi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags