Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,984 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Mazzarri qendron, tani do te blejme lojtare qe…”

Thohir: “Mazzarri qendron, tani do te blejme lojtare qe…”
Xhorxh Gellci

Ne lidhje nga studiot e Sky Sport 24, gazetarja Silvia Vallini ka sjelle te rejat ne shtepine Inter pas takimit te mbajtur sot ne mengjes ne zyrat e klubit zikalter.

Pas 1 ore e 40 minuta, takimi ka perfunduar. Erick Thohir, Walter Mazzarri, Fassone dhe Piero Ausilio kane arritur rreth ores 9.45. Takimi, sic ka specifikuar vete indoneziani, ishte i programuar prej kohesh, dhe nuk kishte lidhje me barazimin e djeshem ose me momentin e skuadres. Do te kete te reja gjate prillit dhe majit. Presidenti i ka konfirmuar edhe njehere besimin teknikut zikalter, duke shtuar se ai do te jete trajner edhe sezonin e ardhshem. Nderkohe do te punohet per te dale nga kjo situate veshtiresie ne nivel rezultatesh. Numri 1 zikalter eshte dukur shume i qete dhe pa stres. Nuk ka munguar as merkatoja ne bisedimin mes paleve. Kerkohet nje mesfushor, nje sulmues dhe nje lojtar krahu. Jane analizuar edhe impenjimet e veres ne Amerike, argumenta te diskutuara edhe me pare. Mazzarri dhe Ausilio, ne perfundim te takimit, kane dale nga nje dalje dytesore.

Pak momente me pare, presidenti zikalter ka folur per mikrofonat e Sky dhe Mediaset:

President, mund te na i thuash kuptimin e ketij takimi?
“Ishte i programuar prej kohesh dhe do te kete te tjere, me sakte ne prill dhe ne mes te majit. Eshte e rendesishme te planifikojme sezonin e ardhshem dhe kemi folur edhe per merkato, qe do te jete e shkurter per shkak te Boterorit dhe turneut ne Amerike. Ndoshta nuk eshte nje aspekt shume i zakonshem ne Itali, por per mua eshte sigurisht.

Ngelet besimi tek Mazzarri?
“Natyrisht, nuk ka asnje problem. Raporti do te vazhdoje edhe sezonin e ardhshem dhe eshte e rendesishme te programojme per vitin tjeter. Mund te bleme lojtare te tjere, por duhet te kene vizion te njejte me ne. Kjo eshte shume e rendesishme per ne. Nderkohe ju dini disa emra qe tani.”

E keni enderruar penalltine e Militos?
“Sic e kam thene, nuk di nese te qaj apo te qesh, dhe e njejta gje vlen dhe per penalltine. Seria A eshte e veshtire, eshte nje kampionat i ashper. Duke punuar fort, do te arrijme rezultate te mira.”

Cfare mendon per fjalet e Mazzarrit? Thote qe ka pak gjera qe mund te shpiken…
“Ne ndeshjet e ardhshme do te jene terheqese per t’u ndjekur. Kemi folur per ato dhe do te shohim cfare rezultate do marrim. Ka ndeshje te bukura dhe te veshtira, por te bukura per t’u pare.”

Keni folur edhe per merkato?
“Sigurisht qe po.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.