Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,368 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Me Hernanes permirsohet edhe Guarin, Milito po rikthehet. Icardi, cfare talenti…”

Thohir: “Me Hernanes permirsohet edhe Guarin, Milito po rikthehet. Icardi, cfare talenti…”
Inter Club Staff

Me ne fund nje gezim per Erick Thohir. Presidenti zikalter ka kaluar naten e tij te radhes pa gjume qe te shohe ndeshjen e djemve te tij, dhe nga rreshtat e Gazzetta dello Sport komenton keshtu ndeshjen por jo vetem: “Jam i lumtur, tani do te shoh ne San Siro Inter-Cagliari qe luhet me 23 shkurt, duke qene se do te kthehem ne Milano nga 21 shkurti deri me 27 shkurt.

I kenaqur? Sigurisht, ishte e rendesishmete zhbllokoheshim pas nje periudhe te veshtire.

Cili me pelqeu me shume? Mendoj se blerja e Hernanes ka qene fondamentale. Kjo sepse me kualitetet e tij, tashme loja mund te behet edhe ne qender dhe jo vetem tek lojtaret e krahut. Pastaj me Brazilianin tashme kemi nje lojtar qe mund te beje ate qe do me te dyha kembet, dhe mbi te gjitha mund te gjuaje shume mire goditjet e kendit dhe ato te denimit. Nje aspekt fondamental ky ne nje futboll qe sa vjen e behet me i veshtire ne zhbllokimin e ndeshjeve.

Hernanes ka nje problem fizik? Shpresoj te mos kete asgje te veshtire duke qene se te shtunen kemi perballe Fiorentinen. Te Dielen me pelqeu shume, por jam i sigurte qe ne te ardhmen mund te rritet akoma me shume ne forme dhe ne kuptimin me shoket. Per te mos folur se ndaj Sassuolos ishte ai qe krosoi topin nga goditja e kendit dhe me pas Samuel shenoi. Efektin me imediat e pash tek Guarin. Kam pershtypjen se ardhja e Brazilanit dhe prezenca e tij ne fushe i heq atij presionet qe kishte me pare. Pash nje Fredy shume fluid, te lire ne fushe, i cili kerkonte driblimin dhe gjuajtjen pa presione. Shume shpejt do te gjeje edhe golin. Jam i sigurte.

Sulmuesit? Jam optimist. Edhe se keto kohe nuk ka shenuar, Palacio nuk rresht kurre se dheni ndihmen e tij duke vrapuar apo edhe assist. Milito po rikthehet, shpresoj qe problemi qe u vu re sot tek ai, mos te jete shume i rende. Pastaj mezi po pres oren ne te cilen Icardi do te luaje. Mendoj se ka ardhur koha qe ta shohim ne Firenze. Ka nje talent te rralle. Edhe D’Ambrossio me pelqen shume dhe pres goxha nga ai. Ishte e rendesishme ardhja e tij menjehere. Ne krah duhet te kishim edhe dike tjeter jo vetem Jonathan dhe Nagatomo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.