Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,114 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Mendoj per dy blerje te medha, per tu kthyer garues ne Serie A. Objektivi konkret do te jete…”

Thohir: “Mendoj per dy blerje te medha, per tu kthyer garues ne Serie A. Objektivi konkret do te jete…”
Ardi Deda

Perpare se te nisej per ne Itali, Erick Thohir, ka qene protagonist ne nje chat me tifozet indoneziane te realizuar nga VIVABola ne kuader te nje iniciative qe quhet #cornerask: nepermjet Twitter, tifozet kane mundur te bejne pyetjet e tyre dhe ti shprehin kuriozitetin e tyre manjatit, qe eshte perfshire me deshire ne kete iniciative. Ja dhe pytjet e spikatura:

Cila ishte arsyeja qe ju beri te bleni maxhorancen e aksioneve te nje klubi te madh europian?

“Sepse Inter ka nje histori te madhe, ka arritur suksese te medha dhe ka nje tifozeri besnike. Nder te tjera jam i bindur se futbollistet e rinj indoneziane mund te kene nje te ardhme ne klube te medha si Inter, per te mesuar dhe fituar njohuri nga trajner te medhenj, sic ka ndodhur ne DC United”.

Do te kete blerje te medha per Interin veren e ardhshme?

“Plani yne eshte te perforcojme skuadren, per tu kthyer garues per sezonin e ardhshem te Serie A, dhe permiresuar performancen e skuadres. Planet parashikojne blerjen e dy lojtareve te medhenj, por nuk mund te jap detaje te tjera perpara se tratativat te kene filluar. Gjithsesi objektivi eshte te krijojme nje skuader te balancuar qe mund te prodhoje rezultate te mira”.

Sipas jush si mund te vihen se bashku parimet e menaxhimit te nje skuadre futbolli me ato te sipermarrjes?

“E perbashketa eshte rendesia e punes ne grup. Eshte e rendesishme ne futboll si ne sipermarrje, sepse pa punen ne grup, puna qe behet nuk prodhon rezultate”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.