Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,286 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Merkato, Moratti, stadiumi dhe top player: idete e mia. Champions League, Icardi dhe Mateo…”

Thohir: “Merkato, Moratti, stadiumi dhe top player: idete e mia. Champions League, Icardi dhe Mateo…”
Ardi Deda

Ne numrin e saj te sotem, La Stampa ka botuar nje interviste ekskluzive shume interesante te presidentit te Interit Erick Thohir, i cili ka analizuar tematikat kryesore te lidhura me aktualitetin zikalter. Dhe jo vetem. Merkato, rinovimet, Icardi dhe Kovacic, ceshtja e stadiumit, masat per tu permbushur per te reduktuar diferencen sportive dhe ekonomike me te medhenjte e Evropes, pervecse me Juventusin, objektivat sezonale dhe te se ardhmes. Keto dhe shume te tjera ne kete interviste me numrin nje zikalter.

Erick Thohir e fillon, me nje humor te caktuar: “Kur jam ne Washington dhe shkoj te takoj djemte e skuadres sime, DC United, qarkulloj lehtesisht me fanelle dhe xhinse. Dikush me njeh dhe dikush jo. Nderkohe, tek ju, tifozet jane te papermbajtshem, dal dhe me rrethojne. Jam bere me shume italian, ha me shume pasta dhe kam shtuar dhe ndonje kile”.

E prisnit keshtu futbollin italian?

“E prisja qe te gjeja nje situate te veshtire, mjaftonte te krahasoje diferencen midis te ardhurave tuaja dhe fitimet e top klubeve evropiane. Por e dija gjithashtu qe ky eshte turneu me i veshtire nga te gjithe, ku nuk ka asgje te sigurte, niveli tekniko-taktik eshte shume i larte, nuk dominojne vetem dy skuadra, por ka nje grup shume kompetitiv. Ne Gjermani, sa per te bere shembull, nese Bayern perballet me nje skuader mesatare ose te vogel fiton me shume gola diference, ne Itali mund te ndodhe edhe e kunderta”.

Cfare ju ka surprizuar?

“Isha i bindur qe ketu gjerat ecnin shume ngadale per burokracine e madhe, nderkohe kam gjetur drejtues shume te gatshem per te diskutuar. Nje shembull? Ne 2-3 muaj kane mare mesazhin per ti bere produktet italiane me te pelqyeshme ne merkatot nderkombetare, vecanerisht ato lindore. Nuk kisha pretendiminin te mesoj asgje, por me kane degjuar duke perfshire nje tjeter orar per ndeshjet e se shtunes pasdite, ate te ores 15”.

Do te mjaftoje per te na shpetuar?

“Eshte nje fillim, por eshte e nevojshme dhe reforma per kampionatet, sepse 20 skuadra jane shume. Duhet te zbritet ne 18 per te rritur garueshmerine e kampionatit. Per fat te mire kerkesa eshte kuptuar dhe eshte qellimi per te pershpejtuar procesin. Nuk mund ta shtyjme me kete vendim, klubet italiane po vuajne shume”.

Ekziston nje recete per te reduktuar diferencat me klubet e medha te Evropes?

“Ta bejme futbollin nje produkt me te pasur per sa i perket te drejtave televizive, te zvogelojme numrin e skuadrave dhe, te kemi stadiume te pershtatshme per kerkesat tona. Me Milanin dhe institucionet e tjera kemi cuar perpara strategji te perbashketa qe do te na lejoje te permiresojme stadiumin e San Siro. Kjo ka qene tema e drekes se djeshme me Barbara Berlusconi ne Macheiro. Ne 2016 do te presim finalen e Champions League, do te jete nje privilegj i madh…”.

Ndoshta edhe ta luani… Kjo i mungon markes se Interit tuaj per tu bere me te vertete boteror? Apo nje futbollist i madh?

“Do te ishte nje enderr te fitonim. Te gjithe ne njohim historine e Interit, ne dy vjet duam te kthehemi midis 10 klubeve me te forta ne bote. Ne fushe duhet te kemi vazhdimesi me prezencen ne evrope, dhe po shkojme ne kete drejtim. Nderkohe, jashte, nevojitet nje strukture e forte menaxhuese. Edhe ketu kam zgjedhur njerezit e duhur”.

Te drejtat televizive, merchandising, strategjite: ok dakord, por ku mund te arrije Interi kete sezon?

“Kemi kaluar nga nje vend i tete ne vend te peste, por edhe me kete pozicion nuk jemi te kenaqur. Duhet te bejme dicka me shume sepse kemi nje teknik kompetent dhe nje skuader kompetitive dhe me 25 futbolliste. Dhe mund te mjaftojne”.

Zgjedhjet e Mazzarrit: do ju pelqente te shihni nje skuader me Palacio, Osvaldo dhe Icardi?

“Jo te gjithe sulmuesit mund te luajne se bashku, eshte e drejte te kete alternime, por presim qe te shenojne te pakten 10 gola per koke… Do te isha i surprizuar nese nuk do te kalonin ate kuote”.

Sa e madhe, eshte per momentin, diferenca me Juventusin?

“Nuk jemi perballur akoma me to dhe, keshtu, eshte e veshtire ta them. Nese shohim ne kete fillim te kampionatit do te thoja qe mund te garojme me ta. Por objektivi yne eshte te permiresojme vendin e peste, sigurisht qe fitimi i skudetos nuk do te ishte keq…”.

Raporti me Massimo Moratti: eshte e vertete qe ka pasur keqkuptime dhe qe ai po mendon te shese aksionet e tij?

“Moratti ka pozicionin e presidentit te nderit, nuk me duket se ka probleme. Vendimet e mara jane ndare se bashku me te dhe nuk ka munguar kurre dialogu. Nuk shkon ne transferte te shohe ndeshjet? Nuk me pelqen as mua te shkoj ne transferta”.

Eshte e mundshme perfshirja ne shoqeri e ortakeve te rinj?

“Nevojitet stabilitet dhe, keshtu, ky me duket nje proces i veshtire sepse nevojitet qe te kemi vizione te perbashketa. Nderkohe, eshte ndryshe, kur flitet per sinergji, jemi duke punuar me DC United per te kijuar nje akademi te futbollit elite”.

Harroni fair play financiar, kur do te jeni ne gjendje ti dhuroni tifozeve nje futbollist te madh?

“Nuk eshte nje aspekt i rendesishem, preferoj ti jap ekuiliber skuadres me nderhyrje te shenjestruara”.

Por nese Thohir do te kishte 60 milione per te shpenzuar cilin do te blinte?

“Jemi ne rregull, me shume dua ti jap qetesi futbollisteve me disa rinovime te rendesishme per futbolliste si Icardi dhe Kovacic. Nuk jam tipi qe kapet nga paniku dhe, qe blen pa asnje logjike. Jam i bindur qe nevojitet programimi”.

Ne mes te problemeve, ka ndonje gje qe do te eksportonit nga vendi yne?

“Sistemi juaj i rritjes se te rinjve”.

Cili eshte riti juaj para ndeshjes kur shikoni ndeshjet e Interit ne tv ne mbremjen indoneziane?

“Nuk kam rite. Ose jo, nje e kam: lutem”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.