Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

820 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir, misioni ‘xhevahiret ne kasaforte’: Icardi dhe Kovacic deri ne 2019

Thohir, misioni ‘xhevahiret ne kasaforte’: Icardi dhe Kovacic deri ne 2019
Bujar Berishaj

Tek Inter ka nje fjale qe rri pezull prej disa muajsh, duke filluar nga presidenti Erick Thohir: ‘rikonstruktim’.

Qartazi ky mision duhet te bazohet ne nje themel te forte, duhet te rrenjoset ne sigurite e te tashmes me syte ne te ardhmen. Per keto arsye, ET po mendon qe ti ngjyros me ziklater akoma me shume lojtaret e te ardhmes qe ka ne ekip, si dhe nxenesit e tij, Mateo Kovacic dhe Mauro Icardi: sic dihet, te dyte kane marrre propozime dhe kerkesa nga top klube kete merkato verore, por te gjitha u hodhen poshte.

Duke konsideruar qe kontratat e te dyve skadojne ne 2018, dhe per tu siguruar qe syte e Evropes te mos jene kureshtar per profilet e tyre, manjati indonezian po mendon qe ti blindoj ata dhe kjo mund te konkretizohet per disa jave. Kete bene te ditur Gazzetta dello Sport qe provon te gjej me detaje situaten qe mund te marr forme per te dy lojtaret.

ICARDI – Nuk eshte nje e re – lexohet ne gazete – qe Interi para se gjithash do te rregulloj pagen e sulmuesit. Eshte nje ze i disa diteve me pare, dhe ne fakt Ausilio dhe Fassone ne harmoni te plote me Thohir jane duke studiuar rrugen e drejte e cila duhet marr. Maurito fiton nje milion euro dhe klubi do te rris shifrat qe te konfirmoj besimin, sepse eshte e drejte qe do te kete nje rregullim. Hipoteza eshte qe shifra fillimishjt mund te arrij ne 1,7 milion plus bonuset me nje akord deri ne 2019. Sulmuesi argjentinas ka nje kontrate deri me 2018 dhe klubi ne javet e ardhshme do te takoj agjentin e lojtarit per te filluar punen ne detaje.

KOVACIC, shume ekipe te medha ne horizont – Edhe ai eshte ne kontrate deri me 2018, ka page me te madhe se Maurito (1,5 milione) por edhe per te me shume gjase do te kete nje rregullim te njejte. Nese ndonjehere duhen provat, Interi ne kete vit ka pasur te tilla te njepasnjeshme per xhevahirin kroat qe po rritet ne shtepine zikalter. Paguar 16 milion euro ne 2013, i lindur ne Linz te Austrise por kroat ne te gjitha aspektet, Kovacic eshte nje strumbullar ne te cilin klubi do qe te pushoj te ardhmen e tij. Eshte idea per ta blinduar deri ne 2019 qe vjen gjithashtu edhe nga sondazhet e ekipeve te medha gjate merkatos se veres: mbi numrin 10 kane qene Real Madrid dhe pastaj edhe Barcelona. Per te siguruar qe askush nuk do te bezdis lojtarin per vitet e ardhshme, Inter do perpiqet qe te bej nje pershtypje te dates dhe te rrit pagen ne muajt e ardhshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.