Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

92 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir-Moratti, marreveshje? 30-40% dhe njerez ne administrate, me vone…

Thohir-Moratti, marreveshje? 30-40% dhe njerez ne administrate, me vone…
Xhorxh Gellci

Massimo Moratti po luhatet. Oferta e Erick Thohir eshte e rendesishme, shume e rendesishme, dhe presidenti po e merr ne konsiderate “qetesisht, por seriozisht”. Tani ne koken e Morattit eshte mbi te gjitha nje opsion, sic raportohet deri tani: te shese nje kuote minoritare tek indonezianet, per ta lene klubin tek ata gradualisht me vone.

Po Thohir eshte dakord? Oferta prej rreth 300 milion euro i perket paketes te plote, sepse i biri Teddy e do Interin absolutisht. Por po arsyetohet edhe mbi planin B. “Shitja e menjehershme (totale) e Interit, per momentin, duket mundesia me pak e mundshme. Por insistimi i indonezianit Thohir shume shpejt mund te coje ne nje marreveshje, qe do te jete blerja fillestare e nje pakete minorance me 30-40%, ne kushte te percaktuara qarte: qe te behet kalimi i pronesise ne periudhen e dy deri tre vjet dhe qe te modifikohet kryesia zikalter ne menyre qe Thohir, pavaresisht aksioneve, te kete mundesi te ndikoje ne strategjite e shoqerise, duke vendosur njerez te tij brenda administrates ne role kyce”, shpjegon Gazzetta dello Sport. Sipas saj, ne periudhen e 1 deri 2 muaj, marreveshja duhet te mbyllet ose perndryshe te deshtoje perfundimisht.

Ka disa pengesa, pervec vleres te diskutuar te klubit (flitet per 300 milion). Problemi qendron tek menyra si do transferohen kuotat. Ne loje jane debitet me bankat qe ne 30 qershor 2012 ishin gjithsej 150 milion. Pas -90 milion te 2012, kete sezon humbja e konsoliduar do te jete 70-80 milion.” lexohet.

Si perfundim, nje skenar shume i ndryshem nga ai me kinezet. “Thohir nuk eshte nje ndertues, do ta beje te perfitueshem investimin ne shoqerine zikalter, edhe nepermjet shfrytezimit te te ardhurave te stadiumit dhe jo vetem. Italia, ne vitin 0, do te ofronte mundesi interesante rritjeje. Dhe Interi, marka e te cilit terheq, akoma me shume.” shpjegon Gazzetta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.