Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

609 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir-Moratti, kontakte per Walter Mazzarri: vendimtar Napoli? Alternativat dhe perspektivat…

Thohir-Moratti, kontakte per Walter Mazzarri: vendimtar Napoli? Alternativat dhe perspektivat…
Ardi Deda

Erick Thohir-Massimo Moratti, kontakte per… Walter Mazzarri. Presidenti indonezian i Interit ditet e kaluara ka patur nje kontakt telefonik me ortakun ne minorance dhe presidentin e nderit aktual te klubit per te vleresuar, pozicionin e trajnerit toskan, i cili eshte vene perpara nje prove te forte pas daljeve te fundit, te shemtuara, kunder Cagliarit dhe Fiorentines dhe, mbi te gjitha, nga nje popull (ai zikalter) qe duket se nuk ka me besim tek ai. Ndeshja e radhes ne kampionat, ajo kunder Napolit me 19 tetor ne Milano, do te jete vendimtare, nga te gjitha pikepamjet dhe nuk perjashtohet qe vete manjati mund te leshoje nje apel ne ditet e ardhshme per publikun interist per ti ftuar ata ti qendrojne afer skuadres ne keto 90 minuta te rendesishme.

Cili ne vend te Walter Mazzarri? – Thohir duket i drejtuar drejt nje zgjidhje me te bute, ne kundershtim me Morattin qe, me shume mundesi, ka nderhyre tashme per mungesen e nje loje, por duhet nenvizuar qe Thohir nuk deshiron te gjendet i papergatitur ne rast te nje humbje tjeter. Por ne kontaktin e fundit ndermjet dy presidenteve, eshte vene re vlera e varfer e alternativave, qe per momentin, jane te disponueshem.

Ne detaj – Nuk eshte per tu mohuar pista qe te con tek Francesco Guidolin, ish trajner i Udinese, Palermo dhe Monaco, dhe supervizori teknik aktual i Granada, i vete Udineses dhe i Watford, ndersa Roberto Mancini, ‘nje alternative luksi’, do te kerkonte nje page shume te afert me ate te Mazzarrit, pervec faktit se duhet konstatuar disponueshmeria ne pranimin apo jo te kesaj sfide. Dhe me pas eshte ai, zikaltri i madh qe nuk pret gje tjeter vec se nje telefonate nga Appiano Gentile: Walter Zenga. Por, Uomo Ragno, nuk bind deri ne fund per ceshtje eksperience, pa harruar qe kjo mbetet nje organike e ndertuar me kujdes nga ana ekonomike, por qe gjithsesi mbi bazen e indikacioneve te Walter Mazzarri.

Besim tek tekniku – Mbetet akoma objektivi Champions League dhe per kete jane te bindur dy presidentet, pertej faktit qe organika eshte ne lartesine e duhur per te luftuar deri ne fund per kete objektiv qe do te garantonte 30 milione euro . Por dyshimi eshte i lidhur pikerisht me ndryshimin e trajnerit: largohet Mazzarri per te liruar futbollistet nga kritikat indirekte?

Nuk eshte hera e pare – Sic eshte thene, edhe pse kjo ndodh rralle, nuk eshte hera e pare qe dy presidentet hyjne ne kontakte per ceshtje te mprehta: janarin e kaluar, ne fakt, pati nje kontakt shume te rendesishem per te folur per shkembimin, e deshtuar, Fredy Guarin-Mirko Vucinic, me Morattin qe u kufizua te bente Thohir te arsyetonte ne aspektin ambiental, pa e detyruar ne zgjidhje. Dhe Erick Thohir, ne fund, beri thesar nga keshilla e tij e cmuar…

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.