Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

924 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir-Moratti, permbledhja e gjithe dites. Takime, skadenca, heshtje etj…

Thohir-Moratti, permbledhja e gjithe dites. Takime, skadenca, heshtje etj…
Xhorxh Gellci

Asnje deklarate zyrtare, asnje indikate nga protagonistet e vertete te ceshtjes. Marreveshja me Thohir eshte ne momentet finale, por deri ne momentin qe nuk do te vine firmat mbi dokumenta, do te jete e veshtire te kemi lajme te sigurta dhe do te jete e nevojshme te bazohemi tek zbulimet qe vine nga gazetaret dhe nga ambienti zikalter.

Presidenti Moratti vazhdon te jete i kujdesshem, eshte mbyllur prej ditesh ne heshtje, para ‘bisedes te shkurter me Thohir’, sic e quajti ai vete. Arritja e indonezianit ne Milano, i cili udhetoi me nje avion linje, te ben te mendosh per nje tratative praktikisht te mbyllur. Sot ne mengjes ka zbritur ne qytet dhe ka takuar ne Armani Hotel padronin interist dhe djalin e tij Angelomario, te cilet jane larguar rreth ores 15:20.

Gazetaret dhe fotografet kane survejuar gjithe kohen hyrjen e hotelit luksoz ku qendron manjati qe nuk ka dale aspak. Gjate mbasdites ka qendruar ne bari ne kat te shtate, se bashku me avokatin Lombardi te zyres Jones Say (i cili ka dale me vone pa lene asnje deklarate) dhe persona te tjere te stafit te tij. I ka kerkuar ndihme forcave te sigurise te blindonin zonen, dhe ka preferuar mos dale ne ambjent te hapur.

Ne mbremje, zevendes-presidenti i Interit, Angelomario, eshte kthyer ne hotel: eshte pare vetem ne dalje, rreth ores 20, dhe eshte larguar ne kembe, por nuk ka lene deklarata, pervec pergjigjes te pyetjes: “Afer mbylljes? Nuk besoj” – eshte pergjigjur, dhe asgje me shume.

Pra, pritet qe takimet te vazhdojne ne ditet e ardhshme. Indikatat qe vijne jane gjithmone te njejta: nuk ka ardhur akoma firma, prandaj akoma nuk mund te flasim per Inter dhe Thohir. Garancite bankare kane arritur dhe Moratti ka patur edhe sigurimin e manjatit nese do te marre mazhorancen. Sipermarresi ka kerkuar ne kete pike te marre nje pjese te madhe te klubit interist. Mungojne detajet, te cilat do te diskutohen dhe zgjidhen ne fund-jave dhe ne javen e ardhshme: ka nje skadence per tu respektuar, dhe eshte data 31 korrik. Do te duhet te presim akoma ndonje ore ose dite. Behet fjale per nje marreveshje milionare, qe ne fund do te ndryshoje pergjithmone historine e nje klubi te dashur dhe me tifoze ne te gjithe boten, Internazionale!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.