Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,798 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Mosha mesatare do te jete 26,5 vjec. Vidic nje lider. Do te bleme akoma. De Boer…”

Thohir: “Mosha mesatare do te jete 26,5 vjec. Vidic nje lider. Do te bleme akoma. De Boer…”
Xhorxh Gellci

Erick Thohir ka zbritur ne Itali, dhe shume gazetare ishin duke e pritur ne aeroport. Ja cfare ka deklaruar ai menjehere pas ardhjes: “Po ndertojme nje skuader per 2-3 vitet e ardhshme. Me Hernanes besoj qe kemi nje lider ne mes te fushes, me Vidic kemi nje lider ne mbrojtje, do te shtojme edhe disa lojtare te tjere per sezonet e ardhshme. Duhet te krijojme stabilitet. Vitin e ardhshem, mosha mesatare e lojtareve do te jete 26,5 vjec.”

Cfare mendoni per skualifikimin e Juan Jesus?
Eshte nje vendim i federates. Eshte shume e rendesishme te ndertojme nje Seri A te forte, duke nisur nga lojtaret, por edhe nga arbitrat. Po flitet per teknologjine dhe implementimin e saj. Besoj qe Seria A duhet te pregatitet per keto ndryshime per te konkurruar me kampionatet e tjere.

Ne cfare duhet te permiresohet skuadra vitin e ardhshem?
Per sezonin e ardhshem besoj qe do te bleme disa lojtare dhe do te mbajme disa te tjere. Besoj se duhet te kete nje ekuiliber ne pozicione dhe ne moshen mesatare.

Si shkojne rinovimet e Guarin dhe Palacio?
Duhet te flisni me Ausilio, ai mund te pergjigjet me mire se une per kete pyetje.

De Boer ka thene qe po pret nje klub te madh. Mund te jete Inter ai klub?
Jo. De Boer eshte nje trajner i mire por nuk kemi folur kurre me te. Nuk e njoh dhe nuk me ka takuar kurre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags