Thohir ndryshon mendim? Po sikur te ishte Hernanes dhurata per tifozet…
Inter, sipas Gazzetta dello Sport, po provon te marre Hernanes: ne ditet e ardhshme do te provoje te sjelle ne Appiano Gentile mesfushorin brazilian te Lazios.
Tratativa ka nisur disa dite me pare, dhe zikalterit i kane ofruar disa lojtare ne shkembim Lazios, por Lotito deshiron vetem cash, prandaj pergjigja ka qene negative. Tani zikalterit po arsyetojne si t’i afrohen kerkeses ekonomike te Lazios. Pyetjet jane te shumta: mund te jete, qe pavaresisht deklaratave, Thohir ka vendosur qe te bleje pa shitur, per ti bere nje dhurate Mazzarrit.
Megjithate, mundesia me e madhe eshte qe nje shitje e rendesishme te jete mbrapa deres, dhe nuk behet fjale medoemos per Guarin, per te cilin Chelsea eshte zhdukur. Ne ditet e shkuara ka filluar te qarkulloje emri i Ranocchia, per te cilin Borussia Dortmund dhe Galatasaray jane te interesuar, me gjermanet ne avantazh.
Mungojne edhe 15 dite deri ne fund te merkatos. Tifozet presin.