Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

385 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir ne Appiano, takimi i pare me boten Inter. Dhe me Mazzarrin…

Thohir ne Appiano, takimi i pare me boten Inter. Dhe me Mazzarrin…
Ardis
  • On 14/11/2013, 14:47

Kete paradite ka ardhur, sapo ka zbardhur dita, ne aeroportin e Malpensa. Me pas, mbas disa pershendetjesh dhe disa deklarata tek gazetaret, udhetimi me makine ne qendren e Milanos sebashku me partneret e tij dhe stafin e tij, destinacioni Armani Hotel. Mbledhje e brendshme e shpejte, per te sqaruar pikat dhe per te rilexuar gazetat me rastin e asamblese se neserme, keshtu qe serish ne makine, destinacioni Appiano Gentile. Nje dite e ngarkuar per Erick Thohir. Qendra Sportive Appiano Gentile, virtualisht prone e tij por qe e viziton sot per here te pare. Nje hedhje ne boten e Interit pasi ka ardhur per here te dyte ne Milano qe kur emri i tij hyri ne orbiten zikalter.

Vizita ne Pinetina eshte shume domethenese, sepse per here te pare manjati indonezian, i shoqeruar nga bashkepunetoret Rosan Roeslani Perkasa dhe Handy Sotedjo, kane takuar ata qe e drejtojne dite per dite boten Inter, mbi te gjitha stafin teknik dhe lojtaret. Gjynah qe ne momentin e prezantimit shume lojtare te impenjuar me kombetaret respektive e kane humbur nje gje te tille, por ajo qe vlen me shume se pronari i ri dhe Mazzarri, mbas kontakteve te para ne distance, kane arritur te shtrengojne duart dhe te flasin per futboll.

Ka mundesi qe midis te dyve, eshte folur per tema qe lidhen me shume me fushen, per merkaton dhe vleresimin qe tekniku i San Vincezos i ben skuadres aktuale. Pak kohe me vone Moratti erdhi ne Appiano Gentile per te drekuar me te miqte e rinj. Nje rast i mire per tu njohur me boten Inter edhe ne menyre informale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.