Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

296 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir ne fund te mandatit: Steven Zhang pritet te behet President: ja kur do te zyrtarizohet gjithcka!

Thohir ne fund te mandatit: Steven Zhang pritet te behet President: ja kur do te zyrtarizohet gjithcka!
Inter Club Staff

E thame edhe paradite: Suning eshte e vetmja kompani kineze qe ka derguar nje skuader ne Champions League ne kete sezon. 

E per kete dhe jo vetem ka folur sot Gazzetta dello Sport:

“Nde ndeshjen e pare ne San Siro kunder Kane me shoke, nuk perjashtohet qe te jete prezent ne tribune edhe Zhang Jindong, numri nje i Suning, babai i Steven.”

“Ne mbledhjen e keshillit administrativ te Interit ne 2017, fuqite e tij ne klubin zikalter jane rritu ndjeshem dhe ka nje leter te bardhe me vendimet ne merkato, tek vendimet e stadiumit por edhe tek sponsorizimet.”

“Erick Thohir eshte presidenti ne fuqi i Interit, por ne fund te tetorit i skadon mandati dhe tek asambleja e re do te zgjidhet presidenti i ri.”

“Keshtu, kandidati natyral eshte pikerisht Zhang Junior, qe ne kete moment mban edhe rolin e drejtorit te zhvillimit nderkombetar te Suning.”

“Ne tetor pritet te zyrtarizohet gjithcka per sa i perket presidentit te ri.”

“Ky afrim i metejshem i tij me klubin zikalter do te sillte nje reaksion zinxhir si largimi i Thohir nga klubi: 31% i aksioneve qe eshte ende ne dore te indonezianit eshte vene ne shenjestren e grupit Suning edhe pse tratativat nuk duken afer ndonje mbyllje ne kete moment.”

Nderkohe Steven tashme jeton ne Milano dhe punon cdo dite me nje legjende perkrah si Javier Zanetti. E ardhmja e tij duket e ngjyrosur. Zikalter natyrisht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.