
Thohir ne Komunen e Milanos, deshiron qe Meazza te jete e tij nga 2018: “Konfirmohet vullneti…”
Eshte vene ne praktike kete mengjes takimi i programuar nga Erick Thohir me Komunen e Milanos.
Argument diskutimi ka qene stadiumi Giuseppe Meazza, qe Inter synon ta menaxhoj personalisht duke filluar nga sezoni 2018-19. Ky eshte vullneti i klubit zikalter dhe presidentit indonezian. Ne praktike, kurse Milan te kete lene San Siron per nje impiant te ri te mundshem, Inter deshiron nje Meazza te gjithin per vete, dhe per kete ka nisur bisedimet me institucionet per nje menaxhim direkt dhe te njeanshem me Komunen e Milanos, pronare e impiantit.
Ne nje komunikate shtypi te publikuar nga vet Komuna e Milanos, lexohet si me poshte:
“Gjate takimit eshte folur per te ardhmen e stadiumit San Siro dhe Thohir ka konfirmuar vullnetin e tij te perqendrohet dhe te invesoj energji dhe burime ne Meazza. Objektivi eshte te vazhdojme procesin e rikualifikimit dhe modernizimit te impiantit sportiv milanez, per te mbajtur karakteristikat qe e kane mbajtur ate si nje nga tempujt ne boten e futbollit. Duke pare rendesine e faktorit kohe, ka tashme nje impenjim per nje takim te ri ne prill, ku do te flitet edhe per interesimin e Indonezise per te investuar ne Milano, investime te cilat presidenti Thohir i ka promovuar tashme.”